• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, lëvizje “dëshpëruese”/ Çupi: E ka kuptuar se s’ka më parti, vajtja poshtë ballkonit të Berishës tregon se…!

by Java News
22/04/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Line” në ABC News ka analizuar gjendjen e opozitës në Shqipëri, duke e vënë theksin tek Partia e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta. Ai tha se Ilir Meta e ka kuptuar shumë mirë se nuk ka më parti, por shtoi se ai është  “njeri dhelparak”.

Kreu i PL-së ka paralajmëruar se do të shkojë poshtë Ballkonit të Berishës, ndërsa shtoi se prezenca e tij atje duhet parë sa vijon:

“Ajo që po ndodh me partinë e Metës, e ka kuptuar shumë mirë se nuk ka parti. Përfundimisht e zgjidh me vajtjen poshtë Ballkonit. Ai është dhelparak. Një parti që është kthyer në një gjë të dëmshme dhe toksike. Ai shkon poshtë ballkonit dhe tenton edhe atë grupim të paktë të Berishës, t’ua uzurpojë, shkon poshtë ballkonit për të marrë jo për të dhënë”, tha ai.

Sipas tij, këto janë lëvizje të dëshpëruara, të cilat ngjajnë me ato lëvizjet e të burgosurve në korridoret e burgjeve.

“Do të shkojë Iliri atje, që do të thotë se e kam gjetur pasardhësin, Ilirin plus të bijën.  Është një lëvizje e dëshpëruar, është një lëvizje e njëjtë si në korridoret e burgut, që çdo i burgosur shkon tek I burgosuri që njeh. Ata thjesht ndajnë fatin së bashku. Sot për sot ofrojnë zhurmën, zëra, ofrojnë ekrane, mbledhje. I keni parë si djersinin në mbledhje me kravata. Ky i thotë të tjerëve se ka elitë në mbledhjen e vet.”, tha ai.

Analisti Çupi theksoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ka shumë gjasë që të zhvillohen pa dyshen politike Berisha-Meta.

“Zgjedhjet e 2025 pa Berishën dhe Metën”, tha ai.

Këngën që Ilir Meta ka nisur të këndojë për Sali Berishën, ish-kryeministri, i cili mbahet i izoluar në shtëpi me vendim të Gjykatës së Posaçme për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Çupi e analizon kështu:

“Ky Meta i thotë legjendar atij dhe ka thënë se ky që shembi muret e Serbisë quhet Sali Berisha. Në momentin që nuk ke asgjë dhe je në humnerë, edhe psikologët e mëdhenj e kanë thënë se njeriu thërret dhe ky është një mjerim i madh jo vetëm psikologjik, por edhe politik. Është një kambanë që duhet të lexohet mirë nga votuesit, se kë votojnë dhe çfarë dëgjojnë. Ata duhet të dëgjojnë realitetin dhe të vërtetën.”, u shpreh ai./m.j

Next Post
“Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët”, fjalimi rrëqethës i Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tonë

“Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët”, fjalimi rrëqethës i Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In