Presidenti Meta i ka dërguar letër Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci një letër mbi propozimin e Arben Shehut për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë letër Meta denoncon, presionet siç shprehet ai të maxhorancës për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh, për të institucionin e KLSH. Meta i ka kërkuar kuvendit që ta shqyrtojë kandidaturën e Arben Shehut me objektivitet dhe me përgjegjshmëri.
“Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë. Dr.Arben Shehu, kandidat shume i përshtatshëm, me përvoje, profesionalizëm dhe me dinjitet. Dr. Arben Shehu është diplomuar jurist dhe është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. Shehu është gjithashtu i diplomuar edhe në fushën e administrimit të biznesit, me një përvojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore. Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjegjshmëri”, shkruhet në letër.
/e.rr











