• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta “lëshon” Berishën: Kryeministër duhet dikush edhe me mbështetje nga jashtë vendit

by A R
01/02/2024 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet kur Sali Berisha ka një të ardhme më të lidhur me drejtësinë se politikën, edhe aleati i tij i momenteve më të vështira, Ilir Meta duket se është dorëzuar. Edhe Meta, si shumë opozitarë, jashtë Foltores, shprehet i hapur për të mbështetur një kandidat tjetër për Kryeministër, për garën elektorale të 2025, që nuk është shumë larg.

“Partia e Lirisë është e vendosur, që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një konsensusi, pjesëmarrje e përfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës,  nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për Kryeministër, që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore”, tha ai.

Ideja e një kandidati të përbashkët për Kryeministër, jo Sali Berisha, është artikuluar fillimisht nga disa deputetë të grupit të Gazment Bardhit. Më pas u propozua si pjesë e një platformë bashkimi, nga pothuajse të gjitha partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike.

Por edhe aleati i Berishës, duket se pajtohet me këtë ide, pasi siç ai vetë thotë, para të gjithë përfaqësuesve më të rëndësishëm të partisë që drejton, politika nuk duhet tu shërbejë liderëve por qytetarëve por edhe që vendi të qëndrojë me dinjitet krah aleatëve.

“Politika ekziston jo për t’u shërbyer liderëve apo interesave të tyre por si shërbim për qytetarët, si mundësi për t’i bërë ata më të mirëqenë, për ta bërë vendin të qëndrojë me dinjitet krah fqinjëve, partnerëve dhe aleatëve”

Ilir Meta në këtë mbledhje të parë për këtë vit të Komiteti Drejtues Kombëtar të PL-së, u bëri thirrje thirrje të gjithë forcave opozitare t’i bashkohen këtij qëllimi, në kuadër dhe të fitores në zgjedhjet e ardhshme. Kjo duket se do të jetë ndarja e Berishës me Metën, që shpesh gjatë karrierës së tyre të gjatë politike, janë ndarë ashpër e janë bashkuar qetshëm kur kanë pasur nevojë për njëri-tjetrin.

/a.r

Next Post
“Ndalohet ndërhyrja e personave me pushtet”, Balla: Kur kam përfshirë deputetët, të tjerët…

“Ndalohet ndërhyrja e personave me pushtet”, Balla: Kur kam përfshirë deputetët, të tjerët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In