Për herë të parë që prej ditës që është zgjedhur President, Ilir Meta i ka kthyer për rishqyrtim kryeministrit Rama ligjin “Për tarifat gjyqësore”.
Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji kaloi me debate pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve. Më herët, PD dhe LSI e kanë cilësuar ligjin si zhvatje për qytetarët. /b.d