• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Kjersgaard: Reforma në drejtësi, për një klimë më të favorshme biznesi

by A R
24/02/2016 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës,  Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi Kjersgaard për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë dhe duke vlerësuar bashkëpunimin në të kaluarën, shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare. Në këtë kuadër Meta e ftoi  Kjersgaard për një vizite në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

Duke iu përgjigjur interesit danez mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, Meta vlerësoi realizimin me sukses të reformës administrative-territoriale dhe vuri në dukje, që prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.

Në këtë kuadër, Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur më shumë kompani daneze në vend, të cilat sjellin ekspertizë dhe një teknologji tepër të avancuar.

“Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, – nënvizoi Meta. Fushat e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë u vlerësuan si fusha prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës,  Pia Kjersgaard shprehu kënaqësinë për vizitën e Meta në Kopenhagen, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si kyç në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë drejtim, u ra dakord për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe veçanërisht administratave reciproke.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, u vlerësua roli i Shqipërisë në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe u theksua rëndësia e avancimit të reformave të nevojshme në të gjitha vendet e Ballkanit.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti. Në këtë drejtim u nda bindja se sfidat e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë sfida që kërcënojnë shoqëritë dhe kohezionin social të të gjitha vendeve të kontinentit evropian, dhe në këtë drejtim, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin e saj me Danimarkën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës Jorgen Steen Sorensen, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe asistencën e vazhdueshme ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, që prej themelimit të tij në Shqipëri, institucion që i shërben mirëqeverisjes dhe proceseve demokratizuse në vend.

Next Post

Haradinaj tregohet bujar, u jep protestuesve 50 euro për cigare (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

March 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

March 9, 2026
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In