• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta kërkon nga kinezët ndërtimin e hekurudhës Shqipëri-Maqedoni

by Java News
19/10/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Presidentit të korporatës “Power Construction Corporation of China”, Yan Zhiyong, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi zyrat qendrore të saj dhe pati një bashkëbisedim me drejtuesit e kompanisë.
Në këtë takim Meta shoqërohej nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë dhe nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.
Gjatë prezantimit të aktivitetit të kompanisë, Yan Zhiyong shprehu interesin për vazhdimin e investimeve në Shqipëri. Ai nënvizoi se “Power Contruction” është e gatshme të vlerësojë projekte të tjera me interes të përbashkët në Shqipëri.

“Përveç by-pass-it të Beratit, ne po angazhohemi për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Rrogozhinë”,– tha Zhiyomg.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, projekt me interes edhe në kuadër të Korridorit të 8-të.

Më tej, Meta u njoh me synimet e kësaj kompanie për të investuar në Shqipëri ku u shpreh se Kina ka qenë për dy dekada në Shqipëri kur janë bërë investimet më të mëdha në sistemin hidroenergjetik dhe u krijua një elitë e tërë drejtuese dhe të inxhiniereve që mund të shërbejë për bashkëpunimet e mëtejshme ndërmjet dy vendeve.

“Ne mirëpresim edhe investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha”,- theksoi ndër të tjera Meta.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi mbështetjen nga pala Kineze për ndërtimin e kanaleve kulluese në kuadër të projektit të menaxhimit të ujërave si shfrytëzimin e mundësive alternative të energjisë si ajo e diellit dhe e erës, si një mundësi e pa shfrytëzuar dhe fitimprurës për palën Kineze.
Pas këtyre diskutimeve, përfaqësuesit e kompanisë “Power Construction Corporation” vendosën të dërgojnë një grup pune në Shqipëri për të vlerësuar në terren propozimet e bëra nga ana e delegacionit shqiptar.

“Power Construction Corporation” është një nga korporatat më të mëdha kineze me prezencë në të gjithë botën, që zotëron një kapital shtetërore dhe privat.

ma.me

Next Post
Vrasja e trefishtë në Vlorë, kërkohet ulje dënimi për autorët

Vrasja e trefishtë në Vlorë, kërkohet ulje dënimi për autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In