• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta kërcënon qeverinë për Teatrin Kombëtar: Nëse nuk ka reflektim, padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese

by Ardit Rada
09/05/2020 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai deklaron se nëse nuk ka reflektim, do të dorëzojë padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Shtetit thekson se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Meta i kërkon Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës, të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.

“Pasi u njoha me përmbajtjen e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.377, datë 8 maj 2020, botuar me urgjencë në Fletoren Zyrtare nr.83, datë 8 maj 2020, përcjell me forcë këtë mesazh drejtuar autoriteteve shqiptare.

Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.

Vijimi i kësaj veprimtarie shtetërore për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar në këtë moment, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane, sidomos në kushtet kur objekti i Teatrit Kombëtar në datën 24 mars 2020 është listuar në objektet e trashëgimisë europiane, duke shënuar kështu udhëtimin europian të kësaj qendre të kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar.

Organizata Europa Nostra e mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian e ka vlerësuar këtë godinë, duke kërkuar ndërprerjen e çdo veprimi mbi të nga institucionet shqiptare.

Ti kundërvihesh një mbështetje të Bashkimit Europian në Ditën e Europës, është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vlerave për të cilat kemi 30 vjet që përpiqemi të përqafojmë.

Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të.

Mbetem shpresëplotë në një reflektim që na bashkon në këto kohë të vështira që po kalon vendi. 🇦🇱🇪🇺”, deklaron Meta.

/e.rr

Next Post
Soreca në Ditën e Europës: BE miliona euro ndihma për Shqipërinë

Soreca në Ditën e Europës: BE miliona euro ndihma për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In