• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ka dekoruar më shumë se 560 individë/ Nga skuadra futbolli e heronj të vrarë te këngëtarë dasmash e tallavaje

by Java News
19/05/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemi kompleks i dekorimeve, mori përmasat e një skandali të vërtetë gjatë presidencës së Ilir Metës.

Duke filluar nga 24 korriku 2017, kur edhe ul në karrigen e presidentit, Ilir Meta ka dekoruar më shumë se 560 individë, grupe foklorike, skuadra futbolli, heronj të vrarë në beteja të ndryshme apo edhe organizata të ndryshme.

Shpërndarja e dekoratave me bollëk nisi nga presidenti Bujar Nishani, i cili ishte ndër më të kontestuarit në këtë drejtim.

Gjatë 5 viteve të presidencës së tij, Nishani shpërndau afërsisht 200 medalje. Megjithatë kjo shifër nuk ka të krahasur me numrin marramendës që ka shpërndarë Ilir Meta, ndërsa për të kuptuar inflacionin galopant që ka pësuar ky fenomen mjafton të shikojmë që Gjermania me 80 milion banorë shpërndan rreth 30 dekorata në vit.

Lumë dekoratash/ Në një vit Shqipëria jep 140 medalje,

Por a kemi vërtetë kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm, që të meritojnë këtë nderim të madh të shtetit shqiptar? Ekspertët janë skeptikë. Sipas tyre, përkundër numrit të lartë të dekoratave për qindra njerëz të shquar çdo vit, vendi ynë rregjistron arritje minimale në të gjitha sektorët.

“Jo inflacion, por përtej inflacionit. Nëse ne do ta kishim zhvillimin e Shqipërisë të niveleve të një shteti mesatar në Europë, atëherë le të jepen dekorata. Por nëse ne nuk e kemi këë zhvillim, atëherë kjo punë kaq e vlefshme, kaq e merituar ku është?” u shpreh Suzana Varvarica, Studiuese.

Por dihet tashmë se kënga e Baftjarit ia ka “rrëmbyer” zemrën presidentit Meta. Si duket kjo ka qenë një arsye më shumë, që në fillim të këtij viti, Presidenti dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e saj Ylli Baka, një këngëtar i njohur dasmash e këngësh popullore.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Dibër në shtator të vitit 2020, Meta nderoi në mesin e artistëve dibranë edhe Shaban Mziun. Një këngëtar që nuk i kalon kufinjtë e trevës së tij dhe pa ndonjë veçanti, u nderua me titullin “Mjeshëtr i Madh”. Duket se një nga meritat është kënga që i kushtuar Rrahman Mziut, babai i Xhelal Mziut, që tashmë është edhe deputet i Dibrës nën siglen e Partise Demokratike.

Rrok Gjelaj një tjetër këngëtar lokal në Malësinë e Madhe, u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” në tetor të 2020-ës me motivacionin “Për mjeshtërinë e lartë artistike në krijimin dhe interpretimin e këngëve popullore”. Duket se kënga më e sukseshme e tij është ajo kushtuar koronavirusit.

g.kosovari

Next Post
Yuri Kim: Elez Biberaj nuk flet në emër të SHBA!

Yuri Kim: Elez Biberaj nuk flet në emër të SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

January 27, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

January 27, 2026
“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In