Ilir Meta tha sot para komisionit hetimor se Kushtetuta e vitit 1998 e votuar me referendum, u sakatua 10 vite më pas.
Sipas tij, ajo ishte një Kushtetutë e mrekullueshme që shmangte rrëshqitjen e vendit drejt një sistemi autoritar.
Nga ana tjetër, Presidenti tha se me ç’dekretimin e 30 Qershorit nuk ka pasur qëllim të plotësojë tekat e opozitës, por të garantonte një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.
“Sot jemi në një krizë të tmerrshme përfaqësimi. Sot Kuvendi nuk ka 140 anëtarë” – tha ai.
/javanews/a.r