• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Janullatos ka ruajtur trashëgiminë ortodokse shqiptare…(por ai meshat i mban greqisht)

by A R
16/01/2018 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Albanian Daily News”, ku ka folur për aktualitetin politik.

Ndër të tjera ai është pyetur dhe për dy zhvillime që kanë të bëjnë me të, dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas dhe letrën e dërguar presidentit amerikan Donald Trump, pas votës së Shqipërisë në OKB, kundër Amerikës.

Në lidhje me dhënien e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit, Meta u shpreh:

“Në prag të Krishtlindjeve, me gëzim, unë njoftova vendimin tim për t’i dhënë Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastasios, me kërkesën e tij, nënshtetësinë shqiptare si një shenjë vlerësimi të kontributit të tij të jashtëzakonshëm për rindërtimin kanonik dhe shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij është një personalitet tepër i veçantë, i cili ka lënë gjurmët e tij të shquara në rindërtimin e kishave, kultivimin dhe ruajtjen e traditave qindravjeçare të besimit ortodoks në Shqipëri.

Shkolla, spitale, qendra për të moshuarit, rrugë dhe shtëpi kulture të reja në zonat rurale dhe urbane, që iu kanë ardhur në ndihmë jo vetëm besimtarëve ortodoksë por gjithë qytetarëve në nevojë. Ai është një njeri që udhëhiqet vërtet nga: besimi, dashuria, paqja, shpresa, mësimet e veprat hyjnore të Zotit. Dua, gjithashtu, të vë në dukje angazhimin e pastër të Fortlumturisë së Tij për të shkolluar dhe ndihmuar brezin e ri të klerit shqiptar, duke ruajtur kësisoj trashëgiminë ortodokse shqiptare dhe identitetin e saj të dallueshëm, i çliruar nga influencat e huaja, të padobishme dhe të rrezikshme ndaj bashkësisë ortodokse shqiptare dhe mbarë popullit shqiptar.

Unë nuk jam i vetëm që e konsideroj Fortlumturinë e Tij, Anastasios, si një njeri të madh të besimit, i përkushtuar për t’i shërbyer bashkësisë ortodokse shqiptare dhe vendit tim.

Jam prekur nga numri i madh i mesazheve që kam marrë prej personaliteteve dhe intelektualëve të shquar shqiptarë, duke përfshirë bashkësinë ortodokse, të cilët e kanë mirëpritur ngrohtësisht këtë dekret presidencial.

Reagimi i tyre masiv ma ka përforcuar besimin tim se ky vendim ishte mbështetur jo vetëm mbi baza ligjore, por më tepër mbi një detyrim moral ndaj Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, bashkësisë ortodokse shqiptare, duke i shërbyer në të njëjtën kohë bashkëekzistencës dhe harmonisë së shkëlqyer të bashkësive fetare, ndaj të cilave ka kontribuar shumë Fortlumturia e Tij.”

Ndërsa për letrën që i dërgoi Donald Trump, Meta tha:

“Shqipëria është një vend modest në shkallë botërore.

Ne duhet të balancojmë mirë peshën tonë specifike në raport me partnerët dhe aleatët tanë, dhe aq më tepër kur është fjala për partnerët strategjikë.

Dy asetet tona më të mëdha në marrëdhëniet e jashtme janë modestia dhe besueshmëria.

Askush nuk duhet ta komprometojë këtë.

Besoj fort se ne të gjithë duhet të ruajmë me maturi dhe zgjuarësi besueshmërinë tonë ndaj aleatëve tanë strategjikë në më të mirën e interesave të shtetit dhe interesave tona kombëtarë.

Unë gjithnjë kam qenë për atë se për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, duhet të kërkojmë konsensusin më të madh të mundshëm jo vetëm brenda vendit, duke menduar se çështjet e faktorit shqiptar në rajon, duke përfshirë Kosovën, kërkojnë një përgjegjësi më të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare dhe një partneritet afatgjatë.

Si President i Republikës, unë duhet dhe do të jem transparent ndaj partnerëve tanë dhe opinionit publik mbi çdo vendim të rëndësishëm diplomatik, veçanërisht mbi çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, është detyra dhe përgjegjësia ime të siguroj se nuk ka asnjë hije në marrëdhëniet tona me partnerin tonë më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara, me të cilin jemi gjithashtu të lidhur me një marrëveshje të partneritetit strategjik për çështje të sigurisë.

Për hir të këtyre marrëdhënieve të interesit jetik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, mua më duhej të isha transparent në mesazhin tim të përgjigjes drejtuar Presidentit Trump, duke e siguruar atë për bashkëpunimin e palëkundshëm. Për më tepër, kjo ishte një votë e lidhur me një vendim sovran të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ishte ligjërisht detyrues për të gjithë vendet e tjera. Unë mbetem optimist se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të mbështetura fort mbi këtë partneritet strategjik solid, në të mirë të interesave të të dy vendeve.”

Next Post

A është 17 janari i kohës së Skënderbeut 550 vite larg nga 17 janari i nesërm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In