• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta intimidon “Kushtetuesen”: Nëse njihni “30 Qershorin”, jeni një gjykatë e vdekur

by A R
24/12/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta tha të enjten se një Gjykatë Kushtetuese që njeh zgjedhjet e 30 qershorit do të lindë e vdekur, dhe se negociatat nuk do të hapen.

Deklaratat e paprecedenta, pak orë pas bërjes funksionale të gjykatës, erdhën në një intervistë për ‘Syrin’.

‘Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar.

Tani këtë gjë gjykojeni ju.

Vlerësimi im është ky.

Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitet para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.

Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij

Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.

Por nuk do hyj në kalkulime të tilla.

Dy arsye që ne duhet të kemi në vemendje.

Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese sepse maxhranca bëri gjithçka për ta kapur atë. Nuk e kapi atë për shkak të qëndresës së Presidentit. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ndalojnë përpjekjet për ta kapur Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë ndodhi në seancën e fundit të korrikut pasi Komisini i Venecias dha opinionin e tij.

Në seancën e fundit të korrikut në mënyrë të njëanshme edhe në kundërshtim me atë që ka sugjeruar Komisioni i Venecias u ndryshua ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që nuk është një akst ceremonial por edhe një akt verifikimi dhe kjo natyrisht që është një akt i njëanshsëm, dhe kur ndodh pas një klime bashkëpunimi, ka diçka të mbrapshtë.

Dhe përsa i përket Gjykatës së Lartë që është paralizuar, edhe për Gjjykatën Kushtetuese duhet që 1/3 e anëtarëve të zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Një Gjykatë Kushetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur.

Dhe të jeni të sigurtë që nuk hapen negociatat.

Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit.

Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive.

Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar.’

Next Post
Rama: Sali dhe Ilir pse votuat pro raportit të Dick Marty për UÇK-në? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor

Rama flet për fëmijërinë: Kush ishin 'heronjtë' që ndikuan tek unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In