• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugëve dhe qendrës së Lezhës

by
02/06/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka inspektuar punimet që po kryhen në urën e lumit Drin si dhe projektet e tjera të realizuara apo që janë në proces, të cilat kanë të bëjnë me rikualifikimin e lulishteve, mjediseve publikeve, sheshit kryesor të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri të Lezhës.

I shoqëruar dhe nga Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e re të Lezhës,Vitkor Tushaj dhe nga deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, lideri i LSI-së në një prononcim për median vlerësoi këto investime për Lezhën si transormuese që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e turzimit.

“Investimet që po realizohen në qytetin e Lezhës në të gjithë bashkinë e re të madhe të Lezhës janë mjaft cilësore dhe mjaft premtuese për një transformim rrënjësor të gjithë infrastrukturës, jo vetëm të qytetit të Lezhës, por të gjithë Bashkisë së re të Lezhës, për të gjitha njësitë administrative. Jam i sigurt se në dy vite, cilësia e transformimit do të jetë jo vetëm spektakolare, por e prekshme për të gjithë qytetarët. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me një pamje të re dhe të merituar të Lezhës si qytet dhe gjithë Bashkisë së madhe të Lezhës, por kjo ka të bëjë me vetë rritjen e standardit të mirëqenies për çdo familje lezhjane dhe me zgjidhjen e disa problemeve kardinale do të thoja, ku në mënyrë të veçantë më duhet të theksoj zgjidhjen një herë e përgjithmonë të problemit të ujit të pijshëm për Lezhën, Balldrenin dhe për të gjithë zonat e tjera që kanë vuajtur tmerrësisht nga ky problem jetik dhe i përditshëm”, theksoi Meta.

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e re të Lezhës, zVitkor Tushaj shprehu besimin se me mbështetjen e qeverisë shqiptare këto investime që po realizohen në qytetin e Lezhës do të pasohet në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së madhe të Lezhës.

“Ne sapo vizituam me z. Meta edhe fillimin e punës së urës për zgjerimin e saj, për kthimin e kësaj ure nga një urë e cila ishte thjesht për mjetet dhe nuk kishte atë imazhin e duhur për një qytet historik si Lezha, por do të kthehet në një imazh tjetër, do të kthehet në një urë mikpritëse për vizitorët, për turistët, për qytetarët lezhjanë, por edhe me standard tjetër, cilësi të tjera punësh. Investimet që po bëhen në qytetin e Lezhës do të pasohen nga investime të mëdha në të gjithë bashkinë e madhe të Lezhës në njësitë e reja administrative”, tha Tushaj në një prononcim të shkurtër.

Next Post

Dënimi me vdekje në botë dhe një foto e harruar shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In