• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Rezultati i shkëlqyer në qytetet e mëdha falë punës së LRI

by
18/08/2015 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampingut të LRI-së në bregdetin e Jalës në Vlorë. Një aktivitet tradicional tashmë që organizohet për të shtatin vit radhazi dhe ku marrin pjesë mbi 500 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, anëtarë e simpatizantë të forumit rinor të LRI-së.

Në fjalën përshëndetëse Ilir Meta tha se LRI-ja dha një kontribut të rëndësishëm në fushatën e fundit zgjedhore, sidomos në Tiranë, duke arritur edhe rezultat mjaft të mira. Gjithashtu, Lideri i LSI-së theksi faktin që në 13 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, 9 vijnë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në 13 këshilltarë e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim”, – tha Meta, duke shtuar se shumica e votuesve të LSI-së i takojnë gjeneratës së re, sepse cilësitë dhe aftësitë e tyre mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e kanë treguar vazhdimisht kudo në të gjitha debatet dhe eventet publike.

“Ky rezultat është tërësisht e merituar, sepse shumica e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim i takojnë gjeneratës tuaj, gjeneratës më të re, por jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak sepse cilësitë dhe aftësitë tuaj dhe të përfaqësuesve tuaj kanën qenë dhe mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e tregoni vazhdimisht kudo në të gjitha debatet, në të gjitha eventet publike ku të rinjtë dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim dallojnë në mënyrë të veçantë për aftësitë e tyre, për argumentet e tyre, për bindjen e tyre, dhe natyrisht që në të gjithë këtë rrugëtim një ndikim të veçantë ka edhe Jala që zhvillohet për të shtatin vit radhazi”, deklaroi Kryetari i LSI-së.

Ndërkaq, Meta u shpreh se të rinjtë duhen motivuar që të mësojnë sa më shumë dhe të përmirësohen çdo ditë, sepse Shqipëria Europiane do të mbetet thjeshtë një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron vetëm përmes një rinie më të arsimuar e më të kualifikuar.

Meta ne Jale1

“Dua t’ju falënderoj edhe një herë për faktin që ju në përgjithësi mësoni. Unë i dua shumë ata që mësojnë dhe ne duhet t’i motivojmë të gjithë të rinjtë të mësojnë sa më shumë, të përmirësohen përditë sepse Shqipëria europiane do të mbetet thjeshtë një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron dhe mund të konkurrojë vetëm përmes një rinie më të arsimuar, më të kualifikuar, më të aftë e cila njeh jo vetëm sfidat e vendit, por njeh edhe sfidat evropiane, sfidat globale dhe është në gjendje gjithmonë t’i paraprijë atyre”, tha ndër të tjera Kryetari i LSI-së.

Në fund, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira.

“Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira. Dua t’ju falënderoj juve por në mënyrë të veçantë dua të falënderoj prindërit tuaj, që kanë besim te ju, që kanë besim te LRI. Dua t’i falënderoj ata jo vetëm për këtë arsye por edhe sepse ju mbështesin, mbështesin arsimimin tuaj, në gjithçka që ju përpiqeni për të ardhmen tuaj dhe absolutisht që jam i bindur se ky angazhim, ky investim që ju bëni në LRI është dhe do të jetë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për të ardhmen tuaj, por për të ardhmen e të gjithë gjeneratës tuaj”, – deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse.

Meta ne Jale2 Meta ne Jale3

Next Post

Policia e FNSH i mësyn Dukagjinit, asgjësohen 6675 bimë kanabis (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In