Ilir Meta deklaroi se Berishës i ka propozuar vetëm një emër, për të cilin duket se ka marrë edhe pëlqimin e kryedemokratit Berisha, “drejtuesin e këshillit bashkiak të Tiranës”.
Telsa diskutohet draft-marrëveshja Meta-Berisha, moderatorja Erla Mëhilli tregoi dje se ishte përpjekur t’i merrte një reagim ish-presidentit lidhur me lajmin që publikoi Euronews Albania, por përgjigjja e tij as nuk pohonte as nuk mohonte këtë lajm.
“U përpoqa të merrja një reagim nga Meta lidhur me lajmet që qarkullojnë në media dhe përgjigjja ishte një buzëqeshje dhe dy gishtat e fitores, pra as e pohoi as e mohoi”, tha Mëhilli.
/a.r