Në një konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, ku u miratua rezoluta për zhbërjen e pengesave të prodhuara nga Kreu i Shtetit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Meta tha se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për ngërçin e krijuar.
“I kërkoj Prokurorisë të tregojë integritet për rivendosjen e besimit të opinionit te drejtësia. Të hetojë të gjithë personat e përfshirë, unë jam gati që të bashkëpunoj në mënyrë më të ngushtë, gjithcka është e mirë dokumentuar dhe përsa i takon përrallave që thoshte njëri në parlament se nuk m’u duk në rregull i them ‘mos i keqpërdorë më SHBA-në. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë cështje. Pasi për ndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë cështje. Kjo është një provë që një ditë do të gjykohet”, u shpreh Presidenti Meta. /e.s/











