• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta i përgjigjet 47 prej pyetjeve të ardhura në faqen e LSI në Facebook

by
19/06/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta iu përgjigj 47 pyetjeve të ardhura në faqen zyrtare të LSI-së në rrjetin social “Facebook” nga qytetarët të ndryshëm.

Për 47 minuta me radhë dhe pikërisht 47 orë para nisjes së procesit të votimit Lideri i LSI-së bashkëbisedoi me qytetarët në rrjetin social, teksa nuk nguroi të jepte edhe një mesazh për votuesit.

Meta ftoi shqiptarët që t’i drejtohen të gjithë kutive të votimit në mënyrë që të bëhen pjesë e një reforme historike administrative-territoriale, që do të marrë jetë më 21 qershor.

“Besoj se 21 qershori është një ditë e veçantë, gjithmonë do të ketë zgjedhje një herë në 4 vjet, por më 21 qershor asnjë i ri nuk duhet të mungojë sepse hyjmë në një Shqipëri të re të organizimit territorial dhe administrativ me 61 bashki, ku lëmë pas një Shqipëri të vjetër të copëzuar të fragmentuar dhe peng të një copëzimi me mbi 400 komuna dhe bashki. Askush nuk duhet të mungojë, sepse do t’i mbetet merak që nuk mori pjesë në jetësimin dhe implementimin e kësaj reforme madhore që do të sjellë më shumë shërbime dhe më shumë punësim e zhvillim për të gjitha komunitetet, në të 61 bashkitë e vendit, kështu që askush të mos ndihet i penguar. Duhet të marrë pjesë për të shprehur me votën e tij mbështeten për këtë reformë madhore që e fut Shqipërinë në një epokë të re të organizmit administrative-territorial për dekadat e ardhshme”,  tha Meta.

Më tej, Lideri i LSI-s-së theksoi se kjo reformë madhore do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet shumë më shpejt një vend evropian dhe qytetarët shqiptarë të gëzojnë kudo standarde të niveleve europiane, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale.

“Edhe 47 orë nga momenti final i hyrjes vërtetë në fuqi me votën e popullit shqiptar të reformës administrative-territoriale, ndaj unë i shfrytëzova këto 47 minuta, pikërisht 47 orë përpara se të gjithë qytetarët shqiptarë dhe sidomos të rinjtë e të reja, sidomos vajzat e gratë dhe nënat e Shqipërisë, që do të përfitojnë më shumë se kushdo tjetër nga kjo ndarje e re administrative-territoriale të shprehen me votën e tyre pro kësaj reformë madhore që do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet shumë më shpejt një vend evropian dhe qytetarët shqiptarë të gëzojnë kudo standarde të niveleve europiane, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale dhe mbi të gjitha që do të bashkojë të gjithë energjitë e qeverisë por edhe të bashkive të reja për politika zhvillimi dhe politika të punësimit. Kjo është rruga për të çrrënjosur varfërinë në vatrat e familjeve shqiptare por edhe për të çelur një perspektivë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shtoi Meta.

IMG_0212

Në fund të këtij komunikimi interaktiv, Lideri i LSI-së u kërkoi të gjithëve të shprehen me votën e tyre dhe të votojnë për numrin 47, që ofron më shumë shërbime e punësim për të gjithë qytetarët.

“Pas 47 minutave të këtij komunikimi interaktiv dhe pikërisht 47 orë përpara se të gjithë ju të shkoni dhe të shpreheni me votën tuaj natyrisht unë do t’iu kërkoja të gjithëve të shpreheni gjithashtu edhe për numrin 47, që ofron më shumë shërbime e punësim për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe sidomos për të rinjtë dhe për të rejat e vendit tonë. Megjithatë, më e rëndësishmja është që të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në këto votime dhe mbi të gjitha të shkojnë me kulturë dhe me qetësi e dashuri dhe të shprehen për këtë reformë madhore, administrative-territoriale që hynë në fuqi me votën e mbarë shqiptarëve ditën e diel”, – deklaroi përfundoi Kryetari i Lëvizjes për Integrim, Ilir meta bashkëbisedimin e tij me qytetarët në “Facebook”.

Takimi me pyetje e përgjigje “live” në “Facebook”, ishte vetëm një nga shumë aktivitetet që LSI po organizon në 47 orët e fundit përpara heshtjes zgjedhore, por ky aktivitet nxori në pah ndikimin që rinia ka te Lëvizja Socialiste për Integrim. Meta u shpreh se: “Shqipëria është e të rinjve. Të rinjtë kanë energji dhe ide të reja, ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim është përkushtuar në krijimin e më shumë mundësive për ta”.

Next Post

Foto/ Kjo është gjyshja më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In