Pak orë pasi Kastriot Islami dha lajmin se ishte shoqëruar në Polici se po shëtiste pa maskë, kanë reaguar Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Në sinkron me njëri tjetrin, të dy kanë sulmuar Policinë dhe padyshim edhe Edi Ramën.
Ilir Meta shkruan se Profesor Islami u provokua.
“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale” – thotë Presidenti i vendit tonë.
/a.r