Gazeta TemA denoncoi e para dhënien e nënshtetësi shqiptare për futbollistin e Tiranës, Winful Cobbinah, duke shkelur ligjin, për të cilin Ilir Meta i sulmoi, duke thënë se futbollisti dhe klubi i Tiranës, ishin etiketuar si terroristë.
Por, gazeta TemA sërish ka zbuluar një skandal edhe më të madh në këtë histori.
Futbollisti ganez, të cilit Ilir Meta i ka dhënë nështetësinë shqiptare Brenda 8 orësh, në mënyrë që të mashtrohej UEFA, ka problem të rënda me drejtësinë.
Ai është në një process gjyqësor prej vitit 2019 në Gjykatën e Tiranës.
Akuza: Falsifikim dokumentesh.
Pra, Ilir Meta ka bërë shtetas shqiptar, një person që ka problem me drejtësinë shqiptare, duke mos bërë kështu asnjë verifikim minimal, se kujt po i jepte nënshtetësinë shqiptare.
Çështja e Cobbinah është duke u hetuar nga prokurori Adriano Dyrmishi, ndërsa Presidenca, në mënyrë skandaloze, nuk ka kërkuar asnjë dokument, as nga policia, prokuroria, apo gjykata, kur ka bërë letrat për nënshtetësinë e futbollistit të Tiranës.
Por, kur jep nënshtetësi për 8 orë, normalisht që nuk ke kohë për të bërë verifikime./ TemA


/e.rr











