Presidenti Ilir Meta deklaron se Gjykata Kushtetuese nga sot nis funksionimin dhe për këtë shprehet i lumtur pasi prej dy vitesh ishte e bllokuar.
“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” thotë Meta.
Por në fakt, pavarësisht asaj që thotë Meta, Gjykata Kushtetuese për të funksionuar ka nevojë për gjashtë anëtarë, ndërsa deri tani ka pesë.
/a.r