Teksa protestuesit e Teatrit Kombëtar kanë marrë mbështetjen e hapur nga PD dhe LSI, Presidenti Ilir Meta ka bërë një lëvizje politike.
Ndërkohë që në një reagim të parë e quajti të turpshme ndërhyrjen e policisë që u stacionua pranë Teatrit me nisjen e protestës, kreu i shtetit thotë se sot do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Njoftimin e ka bërë zyra e shtypit të presidencës, duke thënë se në orën 13:00 Meta do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.











