Kreu i kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramush Haradinajn duke i uruar për përfundimin sa më të shpejtë të procesit, që Meta e cilësoi si absurd dhe provokativ.
Prej disa javësh kreu i AAK-së ndodhet në Francë i arrestuar për shkak të një urdhëri të vjetër arresti lëshuar nga Serbia. Meta ka folur edhe më herët me Haradinajn ndërsa këtë të mërkurë i ka deklaruar liderit të AAK-së që pret të ketë një takim me të në Prishtinë ose Tiranë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gjyqi ndaj Haradinajt do të zhvillohet ditën e nesërme