• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Faktor kryesor i rritjes së LSI-së në radhë të parë është mesazhi pozitiv që LSI jep

by
11/07/2015 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në analizën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të strukturave të LSI-së në Qarkun Durrës. Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, z. Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit janë një bazë shumë e mirë ëpr të ardhmen, ndërsa përmendi edhe disa nga qarqet kryesore të vendit ku kjo forcë politike ka shënuar një rritje të ndjeshme.

“Rezultatet e fundit janë një bazë shumë e mirë për të ardhmen. LSI-ja është një forcë politike që ka një rritje të konsiderueshme nga zgjedhjet politike të vitit 2013, me 80 mijë vota dhe padyshim më shumë se sa është dyfishuar në raport e zgjedhjet vendore të vitit 2011, me 140 mijë vota. Ajo që na gëzon më shumë është fakti se LSI-ja ka dalë në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit forcë e parë dhe forcë e dytë politike”, – u shpreh z. Meta, duke shtuar: – “LSI në qarkun e Gjirokastrës ka dalë forcë e parë politike dhe në katër qarqe të tjera ndër më të mëdhatë e vendit, ka dalë forcë e dytë politike. Në qarkun e Fierit, që është i dyti për nga madhësia në vend, në qarkun e Elbasanit që është gjithashtu një qark shumë i rëndësishëm, në Bashkinë e Shkodrës dhe në Qarkun e Shkodrës, që është qarku më i rëndësishëm në veriun e vendit dhe natyrisht në Qarkun e Beratit. Rezultatet në Durrës dhe në Tiranë jashtë jashtëzakonisht pozitive, ku kemi pasur një dyfishim të votave”, – theksoi Lideri i LSI-së.

Më tej, z. Ilir Meta theksoi se kjo votë duhet të reflektohet në përforcimin dhe përforcimin e strukturave të LSI-së, në mënyrë që kjo forcë politike të jetë faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri. Sipas z. Meta, faktori kryesor i kësja rritjeje është mesazhi pozitiv që LSI-ja jep.

“Ne kemi nevojë për njerëz të cilët pasqyrojnë ato vlera pozitive që ka LSI-ja, solidaritetin, përkrahja për njëri-tjetrin dhe për njerëzit në çdo moment. Kjo votë që ka ardhur duhet të reflektohet një përmirësimin dhe forcimin e strukturave të LSI-së. Të vazhdojmë të jemi faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri, sepse qytetarët kërkojnë besim, por ne duhet të vazhdojmë të kemi kërkesa më të mëdha ndaj vetes sonë për ta forcuar besimin tyre ndaj nesh në të ardhmen. Dhe besimi i tyre ndaj LSI do të thotë forcim i stabilitetit të vendit. Faktor kryesor i rritjes së LSI në radhë të parë është mesazhi pozitiv që LSI jep. Njerëzit duan zgjidhje, duan propozime, dhe duan gjëra konkrete”, – vijoi Kryetari i LSI-së, duke theksuar gjithashtu se fuqia kryesore e LSI-së është rinia dhe se u duhet dhënë më shumë mundësi të rinjve për t’u afirmuar.

Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka shprehu mirënjohjen për të gjithë ata qytetarë të Durrësit të cilët përzgjodhën Lëvizjen Socialiste për Integrim si forcën politike për ta votuar në zgjedhjet lokale.

“Do të doja të shprehja mirënjohjen dhe një falënderim të veçantë për të gjithë ata qytetarë të Durrësit të cilët përzgjodhën Lëvizjen Socialiste për Integrim si forcën politike për ta votuar në zgjedhjet lokale. Gjithashtu do të doja të shpreh dhe shumë sinqerisht mbështetjen që të gjithë së bashku dhatë kandidatit të përbashkët për Aleancën e Shqipërinë Evropiane”, – tha z. Koka.

Next Post

Sezoni i prodhimit, ulen çmimet e produkteve bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In