• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta është një President karagjoz, e turpshme që e kemi kryetar shteti”

by S M
20/01/2022 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja Brisida Gjikondi tha për Report Tv se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.

“Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që kemi një president si Meta që preferon që një datë zgjedhjesh ta zbardhe dhe ta shpallë në një media private. Kjo tregon nivelin e presidentit tonë. Ai duhet të flasë me akte, vetëm me dekrete, jo në emisione private. Kjo tregon që Meta i meriton të gjitha procedurat që janë marrë kundrejt tij. Data 6 është normale, çka është çuditshme është thirrja e Ballës. Sa herë ka pasur zgjedhje të pjesshme lokale, nuk janë thirrur për konsultë partitë politike. Nuk ka nevojë. Ai e bëri kastile këtë, është bërë karagjoz e bëri për të goditur Bashën, ai është pozicionuar pranë Berishës. Balla bëri gabim që shkojë. Ai supozohet që nuk duhet ta njihte si president, sepse parlamenti e ka shkarkuar. Meta e ka thirrur pa asnjë tagër, donte t’i jepet mesazh Bashës.”u shpreh ajo.

Duke folur për “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, juristja tregoi se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Në 6 bashkitë këshillin bashkiak e ka PS, praktikisht parlamentin e tyre kanë të PS. Rasti i Shkodrës, edhe pse Voltana Ademi e cila i përket PD ka pasur harmoni me këshillin bashkiak. Ky është një rast pozitiv. Zgjedhjet janë pozitive, vë në plan të parë PD, sidomos Bashën, i cili duhet të tregojë sa i orientuar është. Ai do të ketë pengesë Berishën, ndërsa ky i fundit ka 0 shanse për të hy në zgjedhje. PD ka çuar një kërkesë në gjykatë kur u rikonfirmua Basha si kryetar. Berisha ka 0 shanse për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë parti të re! Mund të regjistrohet me kandidat të pavarur, koalicion nuk bën dot sepse nuk është parti me letra. “, tha ajo.

Gjikondi është shprehur gjatë bisedës se Meta meriton çdo procedurë që ka nisur ndaj tij dhe se ai do të shkarkohet së shpejti, ndërsa pas kësaj do të shpallet “non grata”.

“Mendoj dhe shpresoj që Meta ka 0 shanse t’ia hedh me gjykatën kushtetuese. Mendoj që shkarkimi i tij është i sigurt. Nëse ai shkarkohet në 1 shkurt atit do t’i komunikohet non grata, sepse amerikanët e dinë se kush është ai. Ndëshkimi i tyre nuk duhet të mbetet vetëm tek non grata për mendimin tim duhet t’i merret çdo pronë, aty ku i dhemb më shumë.”, tregoi ajo.

“Lufta” brenda PD është një nga temat më të “nxehta” të momentit. Lidhur me këtë foli edhe juristja e cila tha se Berisha dhe Meta në këtë përplasje duhet të lënë jashtë Ramën nëse kanë këllqe. Kjo pasi të dy në akuzat e tyre për njeri-tjetrin përmendin si pjesë të trekëndëshit të Bermudës edhe Rama, gjë që sipas saj është e “kot”

“Basha është në ditë të brishta të ekzistencës së tij politike. Basha dhe Berisha e fusin në këtë betejë të tyre kot Ramën. Nëse kanë këllqe të merren me njeri-tjetrin nuk kanë pse fusin të tjerë në këtë betejë”, u shpreh juristja.

Gjikondi për sa i përket pjesëmarrjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale, tha se duhet të mësojë nga e shkuar dhe kandidatët e turpshëm siç i cilësoi të së kaluarës. Ajo përmendi konkretisht rastin e Shkodrës, kandidati i së cilës ishte me precedent kriminal.

“Shpresoj shumë që Rama të ketë nxjerr mesazhe nga rasti në Shkodër, i cili aq pak nuk ka reflektuar sa kërkon të marri sërish pjesë në garë. PS ka disa herë që turpërohet nga kandidatët e saj. Nuk është në nder të saj të ofrojë figura të tilla, kur ka pafund vajza dhe djem të mirë që mund t’iu ofrohet të jenë në krye të Bashkive.”, tha Gjikondi.

Next Post
Meta nga Shkodra: Vendimi për shkarkimin tim, farsë, jashtë afateve dhe logjikës kushtetuese. Kaq mjafton për të qenë optimist!

Meta nga Shkodra: Vendimi për shkarkimin tim, farsë, jashtë afateve dhe logjikës kushtetuese. Kaq mjafton për të qenë optimist!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com