• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta është më diktator se Berisha”/ Nikoll Lesi: Ai nuk krahasohet me Ramën dhe Nanon!

by
21/08/2021 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi shkruan se Ilir Meta në parti, është më diktator edhe se Sali Berisha, ndërsa me Edi Ramën e Fatos Nanon as që krahasohet.

Sipas tij, me Ilir Metën sot është e vështirë të bashkëpunosh, pasi mitingu i 2 marsit e mori më qafë.

“Historia politike e këtyre 30 viteve njeh largime apo shkarkime të forta nga partitë kryesore politike në Shqipëri.

Në vend të parë radhitet Ilir Meta që ka larguar apo përjashtuar nga formacioni politik me shumë se sa Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama.

Sali Berisha aty afër Metës ndodhet, i largoi në vitin 1992, por gjithsesi i ribashkoi prapë në vitin 2005. Ndërsa Fatos Nano nuk ka larguar asnjeri, përkundrazi u dha pushtet edhe kundërshtarëve ne PS.

Ndërsa Edi Rama, përjashtuar Koço Kokëdhimës që synoi ti merrte partinë nga Jugu duke spostuar Gramoz Ruçin, me të tjerët ka gjetur ura bashkëpunimi e ndërveprimi. Është paksa i dyshimtë rasti i Ditmir Bushatit, por ka informacione se ka ribashkim. Ndërsa kampioni, ndonëse me një parti më te vogël se PD e PS, mbetet Ilir Meta.

Ja lista e emrave VIP, që prodhonin vota dhe publicitet, dikur në LSI, që i ka larguar, përjashtuar apo që presin radhën për “prerje” koke: Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Sokol Nako, Mustafa Muçi, Ndre Legisi, Brisilda Gjikondi, Sokol Axhemi, Spartak Braho, Ylli Manjani, Lefter Koka, Nasip Naco, Edmond Haxhinasto, Luan Rama, Sokol Dervishi, Robert Bitri, Shkëlqim Selami, Ralf Gjoni, Pëllumb Pipero, etj.

Kaq mjafton për të kuptuar se si mund të punohet e bashkëpunohet me Ilir Meten! Ndaj kot nuk thonë në PS se nuk është më Meta i para vitit 2000, kur dëgjonte, pranonte diversitet apo kundërshti. Tani kemi Ilir tjetër që e mori në qafë mitingu i 2 marsit 2020!”, shkruan ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ilir Metës, Nikoll Lesi.

/b.h

Next Post
Vargu i makinave mbi 1 km/ Radhë në Kakavijë, pala greke punon me 1 sportel

Vargu i makinave mbi 1 km/ Radhë në Kakavijë, pala greke punon me 1 sportel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In