• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Meta e trajton Komisionin e Venecias si “shkelës të Kushtetutës” dhe “të çmendur”

by Mero Baze
04/10/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Letra që zyra e presidentit Ilir Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias, në formën e një komenti rreth opinionit të Komisionit, tregon qartë dy gjëra.

E para, që presidenti e konsideron veten të shkarkuar nga opinioni i Venecias, dhe e dyta, që është edhe më e rëndë, që ai i jep vetes të drejtën e gjykimit të Komisionit të Venecias, si palë me kundërshtarët e tij politik.

Në gjithë letrën e Ilir Metës, nga pika e parë deri në fund, pozicioni që ai merr ndaj opinionit të Venecias, është kritik dhe e trajton atë si një akuzë ndaj tij.

Në shumë prej pikave të letrës, Ilir Meta përpiqet t’i mbushë mendjen Komisionit të Vencias se është kontradiktor, i paqartë dhe i pathelluar, në të tjera përpiqet t’i thotë që është i keqpërodrur, por në çdo pikë ai duket se është i pakënaqur me atë që ka ndodhur.

Këtu në të vërtetë nuk është se ka faj. Opinioni i Venecias është qartazi kundër asaj që ai ka bërë si president, dhe tanimë është në dorë të Komisionit parlamentar dhe Gjykatës Kushtetuese, por ai mund ta kishte kursyer një nga dy fushatat që ka ndërmarrë kohët e fundit.

Ose duhet të mos na lodhte gjithë javën me argumente boshe, se Komisioni i Venecias është pro tij, ose duhet të na kursente këtë letrën, që duket sikur i thotë Komisionit të Venecias që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

Të dyja bashkë nuk rrijnë, edhe titujt e gazetave të tij, dhe edhe kjo letra.

Perceptimi që ai ka se Komisioni i Venecias e ka shkarkuar nga detyra, është më afër të vërtetës, se sa titujt me të cilët ai u përpoq të autosugjestionohej, por problemi është se ai nuk e ka në dorë Komisionin e Venecias, dhe nuk mund ta gjykojë atë, siç po tenton të bëjë.

Komisioni i Venecias nuk është palë në krizën shqiptare, por është thjesht një ekspertizë e kualifikuar e leximit të Kushtetutës sonë.

Përpjekja për ta gjykuar Komisionin e Venecias, tregon mentalitetin që ka dominuar tek presidenti për të rishkruajtur Kushtetutën, siç ka pas dëshirë.

Vetëm një njeri që mendon se Kushtetuta i jep të drejtë çdo veprimi të të “parit të vendit”, mund të ketë kurajon që ta gjykojë Komisionin e Vencias dhe ta trajtojë atë si kundërshtar politik. Janë të njëjtat motive që e çuan tek çmenduria e 30 qershorit.

Dhe kjo kuptohet më mirë kur e dëgjon të thotë se Komisioni i Venecias ka shkelur Kushtetutën, ose  “Venecia është çmendur”.

Është tipike për çdo shkelës Kushtetute që është çmendur. (tema)/l.m

Next Post
Pas vëllezërve Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia arreston edhe një person për sherrin mes biznesmenëve në Laprakë

Policia gjen 13-vjeçaren: Nuk ishte rrëmbyer, por shkoi në kafe me shoqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In