• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta e LSI do jenë aty”/ Këlliçi flet për protestën e 7 korrikut: Kanë prerë biletat edhe shumë emigrantë. Do ketë surpriza

by Java News
30/06/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për protestën e 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha, duke thënë se do të jetë surprizues numri i pjesëmarrësve.

Teksa renditi problemet, që sipas tij, po rëndojnë sot mbi shoqërinë shqiptare, deputeti Këlliçi theksoi se në protestë do të vijnë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë prerë tashmë biletën.

“Qytetarët dalin për veten e tyre, për ekonominë e tyre. Nëse janë më mirë se para 10 vitesh, le të mos dalin në protestë. Por është momenti që shqiptarët të çohen në protestë për të mirën e tyre. Qëllimi i protestës është për t’i shkurtuar ditët Edi Ramës. Ka ardhur momenti të bëjmë opozitën dhe opozita bëhet kundër qeverisë, kundër kryeministrit dhe kundër kësaj qeverie që është në mandatin e tretë. Është një protestë për të rikthyer PD në binarët e opozitarizmit. Çdo opozitar që është votëbesuar, aq më tepër ata që kanë marrë mandat deputeti, po bëjnë detyrën e tyre.

Pak rëndësi ka e thërret Beisha, Alibeaj, Basha, etj, por protesta është lajm i mirë. Pashë sot një reagim të Alibeajt, që më duket në kufijtë e absurdes. Të bësh thirrje për të mos marrë pjesë në protestë, më duket jo normale dhe shërbim ndaj qeverisë. Për këtë më vjen keq, që ka kolegë që në vend që të bënin thirrje për t’iu bashkuar protestës, po bëjnë dëm. Edhe të majtët mund të dalin në protestë, edhe ata e paguajnë naftën njësoj si ne. E keni parë tre ditët e fundit, që ka pasur një ulje të vogël të çmimit të naftës. Pra, një mini sinjal është dhënë. Nëse Berisha ka thënë që do kthejë opozitarizmin e vërtetë dhe se opozita nuk ka pushime, atëherë nuk na bën përshtypje pse protestojmë në korrik”, tha deputeti.

Nga çfarë jemi në rrezik?
Jemi në rrezik për shkak të shpopullimit. Shifrat janë tronditëse, alarmante. Ta them sinqerisht që Shqipëria po boshatiset. Dje isha në Përmet, bëra një takim me maturantë, ku nga 22 që kisha në takim, 100% e tyre donin të largoheshin nga Shqipëria. Të njëjtat shifra janë dhe në kryeqytet, sa i takon të rinjve që duan të ikin. Nuk kemi më një emigracion për të mbushur barkun me bukë, por një emigracion për të siguruar jetesën. Neve po na ikin mjekët, ekspertët, inxhinierët. Nëse vazhdohet me këto ritme, në këtë vend nuk do të mbetet askush. Për këtë arsye, duhet të ndalojmë dhe të mendojmë për vendin tonë. Protesta është një edukatë e qytetarëve, ndjesi e brendshme e ndërgjegjësimit të qytetarëve, që duhet të ngrihen për të rrëzuar qeverinë.

Po LSI e Ilir Meta?
Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë . E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty. Edhe unë dal në protestë si qytetar, para se të dalë si deputet. Është një kulturë qytetare të dalësh në protestë dhe është një kulturë që duhet kultivuar te shoqëria jonë, te brezi i ri.

Edhe Basha ka bërë protesta, por nuk e rrëzoi Edi Ramën, nëse ai qëndron në këmbë edhe pas 7 korrikut, çfarë do t’i thoni Berishës?
Gjatë 8-vjecarit të drejtimit të PD nga Basha janë organizuar protesta shumë të mëdha, nuk e mohoj dhe nuk do e mohoj kurrë, se kam qenë dhe vetë pjesë, por ky është një organizim i ri i PD. Është një sprovë e parë për të parë cili do jetë reagimi i qytetarëve, mbështetja që ata do japin. Në varësi të numrit që do të vijë aty, do të vendoset dhe vazhdimi i aksionit politik. Jam i bindur që numri do të jetë i madh. Ka shumë njerëz që kanë prerë biletën dhe po vijnë për të protestuar, sepse edhe pse jetojnë jashtë, kanë familjet këtu dhe rritja e çmimeve ndjehet edhe tek ata. Do kemi surpriza. Rreth ditës së martë apo të mërkurë mund të kemi shifra konkrete. Kjo protestë duhet të na bashkojë të gjithëve./m.j

Next Post
“Axhendë okulte”/ Salianji në grupin e PD: Ata që s’njohin vendimin e gjykatës, dorëzuan çelësat. Berisha, ndal sulmet ndaj Yuri Kim

A është protesta e 7 korrikut për interesat e Sali Berishës? Salianji: Po, politika është...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

March 6, 2026
Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In