• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta e konsideroi betejë të vështirë, Klosi shfaqet optimist: Procesionarja po luftohet biologjikisht

by Ardit Rada
06/05/2020 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvilloj një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave. Në laborator u zhvillua një sasi e konsiderueshme e insektit në të tre stadet, vezë, larva dhe bulkth. Sasia e parë e këtij insekti erdhi dy muaj më parë nga Turqia.

“Është nga ato punët shkencore që janë të vështira për t’u realizuar por kërkojnë që mbi të gjitha të kesh mend edhe në qoftëse do të niseshim dhe do përpiqeshim ta luftonim procesionarin në rrugën klasike pra të fillonim dhe të prisnim degët e pemëve edhe pastaj t’i digjnim edhe të shpresonim qe nga ky veprim mekanik të kishim një situatë pozitive në pyjet Shqiptare të pishës do të kishim bëë një gabim të paktën përsa i përket pemëve edhe pastaj atë cfarë thonë profesorët do kishim luftuar në minimum pocesionaren vetë si fenomen.” tha Klosi.

U zgjodh Parku Kombëtar i Llogarasë, jo se Llogaraja është më e goditur nga Procesionarja, po duhen ruajtur vlerat e këtij parku. Në fillim eksperimenti do të shtrihet në Zonat e Mbrojtura dhe më pas do të zgjerohet në të gjitha zonat e prekura nga kjo sëmundje.

“Gjatë kohës që ishim në shtëpi. Praktikisht përmes ministrisë kemi marrë një mbështetjepër laboratorin të konsiderueshme gati 20 mijë euro, që pajisjet e labporatorit, gati më të mirat, por dhe dy labortorë fushorë dhe do të vazhdojmë me systemin e laboratorëve fushor në zonat që janë më të prekura”- Leonidha Peri, Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, UBT. Ky është një kontrroll biologjik që i bëhet sëmundjes së pishës së zezë, procesionares, një sistem fitosanitar.

“Këto insekte janë përdorur për shtim në laborator ka dy muaj që hedhin vezë. Ne I marrim vezë I inkubojmë dhe I kthejmë në larva, buba e kështu me rradhë. Synojmë që në shtimin e tij, të filloj shtimi I tij biologjik, shtimi I tij natyror. Synimi ynë është që kalosomën ta vendosim në kushtet e shtimit natyrorqë të shtohet, duke u shtuar në ekosistem, në pyjet e pishave të kufizoj për ta përdorur si ushqim procesionaren, të shtohet vet në mënyrë natyrore dhe pastaj të jetë gjithmonë present në ekosistem të mos e lërë procesionaren që të kaloj limitin e zhvillimit të saj. Ta mbajë nën kontrroll dhe të mos kemi më dëme të shkaktuarA nga procesionarja në vendin tonë”, tha Profesor Ramiz Metaliaj.

Ishte pikërish një takim i Ministrit Klosi me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit së Turqisë, Murat Kurum për dëmet e shkaktuara nga tërmeti më 26 nëntor, ku vec të tjerave u fol dhe për masat në mbrojtje të mjedisit dhe posacërisht për procesionaren. Ministri turik solli eksperiencën e turiqisë, që këtë sëmundje të pishave e luftonin prej 15 vitesh në mënyrë biologjike me këtë insekt. Deri tani në Shqipëri është përdorur kontrrolli mekanik, duke prerë degët e dëmtuara, dhe më herët Akoma kontrolli kimik. Tashmë, do të përdoret kontrrolli biologjik, që është në krejtëisht në pajtim me natyrën.

Shqetësimi u ngrit në fundjavë edhe nga Presidenti Ilir Meta i cili përmes një postimi në facebook u shpreh se një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

/e.rr

Next Post
“KUR E BARDHA BËHET E ZEZË”, Rama reagon për raportin e “Freedom House”: Një gazetar i dëshpëruar e renditi Shqipërinë të fundit, mirëpo…

"KUR E BARDHA BËHET E ZEZË", Rama reagon për raportin e “Freedom House”: Një gazetar i dëshpëruar e renditi Shqipërinë të fundit, mirëpo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In