• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dublon Bahri Shaqirin, punëson si këshilltar gjeneralin që shkeli rëndë detyrën

by A R
17/01/2020 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mas të 2018, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dhënë masën disiplinore ‘vërejte me paralajmërim’ Gjeneral Brigade Dedë Prenga, i cili mbante detyrën e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcës Tokësore.

Sipas ligjit të vitit 2014 për disiplinën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, një masë e tillë disiplinore drejtuar ushtarakut për lirim nga Forcat e Armatosura, jepen nga autoriteti përgjegjës për shkelje shumë të rënda.

Pas marrjes së paralajmërimit me largim nga Forcat Armatosura, Gjeneral Brigade Dedë Prenga figuron këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Gjithashtu bien në sy fakti se Presidenca nuk ka pacaktuar asnjë fushë rreth së cilës Prenga do ta këshillojë Presidentin Meta. Përveç Prengës, i cili figuron thjeshtë këshilltar i Metës, të gjithë këshilltarët e tjerë kanë të përcaktuar fushën e këshillimit, sipas veprimtarisë dhe specializimit të tyre.

Si pjesë e Forcave të Armatosura, më një karrierë gati 36 vjeçare, kontributi i gjeneralit Dedë Prenga ka konsistuar në fushën e sigurisë. Por, kreu i shtetit Ilir Meta si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ka ish-kreun Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqirin, i përfshirë nga Meta në disa raste edhe në betejat e tij politike me maxhorancën. Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Meta nuk e ka përcaktuar fushën rreth së cilës do të këshillohet me gjeneralin, i cili ka marrë masën disiplinore ‘vërejte me paralajmërim’. Dy janë opsionet; Ose Prenga e këshillon rreth sigurisë, duke dubluar kësisoj Bahri Shaqirin ose Meta këshillohet me Prengën nga disa fusha, në mënyrë të përgjithshme.

Në dhjetor të vitit 2019, Meta emëroi Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile. Premçi sot nuk figuron këshilltar i Metës në faqen e Presidencës, siç figuron Prenga dhe këshilltarët e tjerë, por një lajm të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi i Metës. Edhe Shemsi Premçi ishte shkarkuar më parë si Drejtor i Emergjencave Civile, në vend të të cilit u emërua Haki Çako. Ndërkaq, Meta riktheu si këshilltar ushtarak Gjeneral Piro Ahmetaj. Ky i fundit rezulton këshilltar deri në prill të 2018.

Më parë Piro Ahmetaj ishte këshilltar i ish-presidentit Nishani, ku u përfshi në një betejë të gjatë dhe të ashpër debatesh dhe akuzash me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Për rrjedhojë, Ahmetaj dha dorëheqjen në vitin 2015. Në dhjetor të 2019, Lulzim Basha e emëroi Gjeneral Piro Ahmetajn si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë PD-së. (Shqiptarja.com)

/a.r

Next Post
A do të bjerë qeveria Rama?

Sondazh: Më të sigurt në lagje, më të kanaqur me policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In