• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta do të qëndrojë shumë gjatë në burg, ja gabimi i drejtësisë ndaj Berishës”

by A R
06/01/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romeo Kara, një ndër juristët dhe aktivistët më të zëshëm për çështjet e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, ka qenë gjithmonë një kritik i hapur i pushteteve dhe figurave që kanë ndikuar negativisht në proceset demokratike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT, ai ndan pikëpamjet e tij për vendimet e fundit të drejtësisë, përfshirë masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndikimin e këtyre proceseve në politikën shqiptare, si dhe pritshmëritë për drejtësinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Përmes një analize të hollësishme, zoti Kara diskuton edhe mbi rolin e figurave të tjera si Ilir Meta dhe rëndësinë e hetimeve të bazuara në aplikacionin “SKY ECC.”

Juristi është i bindur se ish-presidenti Meta do të qëndrojë një kohë të gjatë në burg. Nga ana tjetër, ai thotë për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Berishën nuk është i plotë, pasi kreu i PD dhe militantët pas tij kanë fuqi intimidimi ndaj këtij procesi dhe realisht e kanë ushtruar atë në të gjitha rrafshet, përfshirë edhe sulmet personale ndaj çdo prokurori apo gjykatësi të përfshirë në proces. Ndwrkohw Z.Kara paralajmëron se Berisha mund të prishë provat që mund ta fundosin në aferën “Partizani” dhe çështje të tjera që i ka të hapura me drejtësinë.

-Zoti Kara, si e shikoni vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për masën e sigurisë, detyrim paraqitje dy herë në muaj para policisë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha? A besoni se ai do ta respektojë këtë masë?

Këtë vendim e shikoj si një korrigjim të një vendimi të padrejtë dhe me shumë pasoja negative, të dhënë para pak muajsh nga GJKKO e Shkallës së Parë dhe të interpretuar dhe celebruar si një arritje politike e Berishës dhe militantëve rreth tij. Gjithësesi, ky vendim nuk është i plotë sipas gjykimit tim, pasi tashmë është provuar katërçipërisht që Berisha dhe militantët pas tij kanë fuqi intimidimi ndaj këtij procesi dhe realisht e kanë ushtruar atë në të gjitha rrafshet, përfshirë edhe sulmet personale ndaj çdo prokurori apo gjykatësi të përfshirë në proces. Jo vetëm kaq, por u pranua dhe u theksua botërisht nga vetë familja Berisha, që vendimi i dhënë nga gjyqtarja Davidhi ishte rezultat i protestave të pandërprera berishiane, protesta me të vetmin synim: marrjen peng të drejtësisë.

-Cili mendoni se do të jetë ndikimi i këtij vendimi në Partinë Demokratike dhe në mbështetësit e Sali Berishës, duke qenë se pas disa muajsh janë zgjedhjet parlamentare?

Së pari, kemi parashikuar që rikthimi i Berishës në krye të PD-së bëhej vetëm me qëllimin e përdorimit të saj si bunker anti-drejtësie, anti-ndëshkim dhe anti-USA. Së dyti, PD-ja e Berishës, pasi kemi një distancim të disa grupimeve prej saj, është në të njëjtin hall me të në raport me drejtësinë dhe kjo gjë vërtetohet fare lehtë, nëse do të bëjmë një biografi të shpejtë të krerëve të saj, të cilët rezultojnë të pasuruar në mënyrë të pajustifikueshme dhe e ushtrojnë opozitarizmin nga hotelet, vilat brenda dhe jashtë vendit, bizneset, makinat luksoze, etj.

Sado të bëhet ky grupim grusht bashkuar rreth Berishës non grata, ata kurrë nuk do të kenë moralin e opozitarizmit të vërtetë dhe të drejtën e Zotit për t’u rikthyer në pushtet. Ata po luajnë vetëm me një kartë politike, atë të destabilizimit politik me qëllim marrjen e pushtetit në tavolinë, pra e ardhmja të jetë riciklimi i tyre, pra rikthimi në të kaluarën, duke e mbajtur sa më gjatë peng këtë vend e këtë popull. Sidoqoftë, ata janë të kënaqur edhe me një numër të caktuar vendesh në parlament si opozitarë. Besoj se më shumë synojnë pikërisht këtë të fundit.

-Hetimet për çështjen “Partizani” nga ana e SPAK, ku dyshohet se është përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha, janë mbyllur dhe ndërkohë pritet të vendoset nëse dosja do të shkojë për gjykim ose jo. Çfarë prisni të ndodhë me to dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për përfundimin e këtij procesi?

Ashtu si çdo shqiptar që ndjen përgjegjësi dhe keqardhje për vendin e tij, unë dëshiroj dhe shpresoj që nga ky proces të jepet drejtësia e munguar prej tre dekadash, dënimi i merituar i kryemëkatarit Berisha dhe precedenti i parë se ne e meritojmë dhe e realizojmë drejtësinë dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Për të gjitha këto arsye, ky proces është dhe do të mbetet në të ardhmen një proces historik. Kam vetëm një pritshmëri: dënimin e merituar të Berishës.

-A mendoni se SPAK do të jetë i vendosur në luftën kundër korrupsionit, përfshirë zyrtarët e lartë, pavarësisht presioneve politike që mund të ketë?

Padyshim që po. Të gjitha presionet politike duhet shumëzuar me zero. Ata që thyhen përpara presioneve të tilla, duhet të dorëhiqen. Kjo është një përballje historike me padrejtësinë, prandaj nuk mund të tolerojmë lëkundje të vendosmërisë së kësaj strukture përpara krimit. Përkundrazi, duhet të pasurojmë kodin tonë penal lidhur me ashpërsimin e masave karshi presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mos dhënë drejtësi. Mund t’i aplikojmë këto masa për një periudhë tranzitore 10-15 vjeçare.

-Si e vlerësoni pozicionin aktual të Ilir Metës, duke marrë parasysh hetimet që po kryhen ndaj tij për disa afera? Çfarë mendoni për të ardhmen e tij politike?

Është pikërisht në pozicionin dhe vendin që meriton. Është pikërisht aty ku ka kërkuar me vite që të jetë. Askujt më shumë se atij nuk i shkon kaq mirë burgu. E kam paralajmëruar këtë gjë pikërisht ditën që u inaugurua si president më 24 korrik 2017, kur kam thënë: “Nëse Kaçi (Ismailaj) nuk shkon dot tek Likja, atëherë do të shkojë Likja tek Kaçi.” Ja pra që Likja vajti pikërisht aty ku ishte Kaçi. Dhe të mos harrojmë se ky është vetëm fillimi për të. Siç duken bathet, Likja do të rrijë gjatë aty ku ka vajtur, do të këpusë disa pale susta duke bërë stërvitje dhe do të ketë mjaft kohë që të reagojë dhe të reflektojë për jetën tjetër, sepse për këtë jetë besoj se i ka mbyllur llogaritë. Na ka dhënë fjalën që, në moshën 80 vjeç, do të rikthehet si president. Të shohim a do ta realizojë këtë objektiv politik, sepse për të tjerat e shoh mandatin me bojë.

-Çfarë impakti do të ketë legjitimimi i hetimeve bazuar në aplikacionin “SKY ECC” nga Gjykata Kushtetuese për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri?

Impaktin më pozitiv të mundshëm, ashtu si edhe në Evropë ku këto përgjime janë kthyer në makthin e krimit të organizuar në të gjitha rrafshet. Do të kemi një pastrim të merituar të politikës, medias, policisë, drejtësisë dhe biznesit nga një kancer pengmarrës që ka pushtuar çdo qelizë të jetës sonë. Do të kemi një prezantim të të vërtetave të mëdha, të realitetit deri tani në hije dhe të vendosjes së drejtësisë në bazë të këtyre të vërtetave.

Intervistoi: Rigels Seliman

Next Post
Si nis muaji për çdo shenjë të Horoskopi, Meri Gjini bën parashikimin, kush duhet të ketë kujdes me paratë

Si nis viti 2025 për secilën shenjë? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In