Një orë para nisjes së manifestimit të thirrur nga Ilir Meta situata paraqitet e qetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Fjalën e parë në manifestim sipas burimeve e mban Ledi Bianku, personalitet i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias. Pas tij do të jetë Robert Budina, regjisori dhe aktivisti i Teatrit, dhe më pas aktorët Bujar Kapexhiu si dhe Neritan Liçaj.
Por do të jenë edhe 3 personalitete të tjera të cilat do të flasin para se të marrë fjalën Presidenti Meta.
Aktualisht në Bulevard, nuk ka prezencë të policisë, e cila është përqendruar rreth e rrotull Kryeministrisë. Policia rrugore ka bllokuara këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.
Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve. Maxhoranca ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses.
/a.r