• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dhe Kryemadhi në rrjetën e SPAK? Gazetarja jep detajet: Janë drejt fundit…

by A R
17/11/2023 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, deklaroi se hetimi për dosjen CEZ-DIA është afër mbylljes sepse po mbarojnë afatet.

Sipas saj, SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella. Lala tha se ka informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës ju janë sekuestruar celularët dhe po ashtu edhe njërës nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të zonjës Kryemadhi, janë duke iu parë të gjitha lëvizjet në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

“Çështja CEZ-DIA është nisur prej 15 vitesh. Është pushuar nga prokuroria e Tiranës, është rikthyer nga gjykata e Tiranës për së dyti, ka patur një komision hetimor dhe u mbyll vetëm me dënimin e Kastriot Ismailaj, që kishte një kompani dhe ishte kontraktuar nga çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve. Rezultoi se kjo kompani nuk pati rezultat dhe sot e ka përfunduar dënimin.

Gjatë vitit 2020 pas një padie të juristit Romeo Kara, Prokuroria e Posaçme e hapi hetimin për z. Meta, ministrin e asaj kohe, që nuk është marrë direkt me procedurat, por është tamam si në rastin e z. Ahmetaj. Ka patur një dëshmi të ish-drejtorit të CEZ, që thotë se Kastriot Ismailajn ma ka sjellë dhe sugjeruar z. Ilir Meta. Ndërkohë që ka një dëshmi të Elvis Matës. SPAK tashmë nuk po merret vetëm me çështjen e firmave. SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella.

Unë kam informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës u janë sekuestruar celularët. Njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të zonjës Kryemadhi i është sekuestruar celulari nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

Z. Meta është pyetur dy herë dhe e dyta pasi kanë ardhur letër-porositë, qëndrimi që ka patur Meta në Pragë. Është sekuestruar edhe dosja e z. Ismailaj dhe pak para se të lirohej është marrë një dëshmi e tij e gjatë.

Mendoj se kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash”-tha Lala.

/a.r

Next Post
Ish-prokurori tregon si e kërcënoi Dritan Rexhepi me vdekje: Erdhi te dera e shtëpisë…

Ish-prokurori tregon si e kërcënoi Dritan Rexhepi me vdekje: Erdhi te dera e shtëpisë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In