• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dekreton ligjin që ktheu një ditë më parë, sqaron Kuvendin pse ndyshoi mendje

by A R
04/06/2020 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga sa bëri një ditë më parë, ku e ktheu për rishqyrtim në Parlament, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrjen e eurobondit.

Kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim pasi Kuvendi me sa duket ka reflektuar duke bërë amendimet e nevojshme.

Për këtë ligj Meta i ka dërguar edhe një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit; Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion;

Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces. Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare”, sqaron Presidenti.

Këtë muaj qeveria synon të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh në shumën 650 milionë euro.

LETRA E PLOTE
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI, KRYETAR
TIRANË

I nderuar z. Ruçi,

Në vijim të korrespondencës shkresore të nisur pas kërkesës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen”, të parashikuar për shqyrtim në seancën e sotme plenare.

Me shkresën me nr. prot. 1732/2, datë 3.6.2020, ju komunikova mosdhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, së bashku me arsyet përkatëse, pasi në kërkesën dhe praktikën e administruar nga Kuvendi:
– Nuk evidentohej nevoja dhe urgjenca, sipas kërkesës së nenit 84, pika 4, të Kushtetutës;
– Nuk sqaroheshin arsyet e heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen;
– Nuk kishte të dhëna për konsultimin me Bankën e Shqipërisë dhe vlerësimin e saj në lidhje me rreziqet e daljes në treg në këto momente, si dhe me Avokaturën e Shtetit;
– Nuk jepeshin të dhëna mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike;

– Nuk jepeshin arsyet e përfshirjes në këtë proces, përmes një autorizimi të veçantë të ministrit të të Shtetit për Rindërtimin, ndërkohë që është Ministria e Financave dhe Ekonomisë që kujdeset për stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike.

Ditën e sotme, më shkresën tuaj me nr. prot. 1382/4, datë 3.6.2020, jam njohur me sqarimet e Kryetares së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dhe dokumentet zyrtare shtesë të paraqitura prej saj, të pa vëna në dispozicion në kërkesën e parë.

Në këtë shkresë zyrtare, Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
– Ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën, si të lidhur me presionin e lartë financiar të shkaktuar pas goditjeve natyrore (tërmeti) dhe shëndetësore (pandemia Covid-19);
– Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit;
– Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion;
– Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces.

Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare.

Sa më sipër, pas vlerësimit të plotë të të gjithë praktikës dhe sqarimeve shtesë, Presidenti i Republikës jep pëlqimin e tij për hyrjen menjeherë në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, kërkohet që, gjatë shqyrtimit të këtij akti në seancë plenare, si Kuvendi, edhe Qeveria të konsiderojnë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës, por dhe nga Banka e Shqipërisë, për:

1. Analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre.

2. Çdo transsaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale, të pritshmërisë së huadhënies për situatën emergjente të dhënë nga institucionet ndërkombëtare (FMN, BE etj.), si dhe të nevojave prioritare për të përcaktuar shumën e duhur në kohë të huamarrjes në tregun ndërkombëtar.

Në përfundim, ritheksohet nevoja që Qeveria dhe Kuvendi, në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin e tyre.

Ju faleminderit,
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

/a.r

Next Post

Duke e nisur nga vetja jonë

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Meta,morì garanci nga Ruci per kandidatin e KLSH

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In