Ilir Meta thotë se nuk do largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti që mban, por rreflektimin e tij.
Presidenti siguron se nuk ka asnjë lidhje me opozitën dhe se është krejtësisht mbi palët.
Ndërkohë, Meta bën një përjashtim ku nënvizon se ka dobësi të veçantë veç për ish kryeministrin Sali Berisha.
“Unë besoj se dhashë shpjegimet e duhura për momentin, i panjohur, i papritur ende i pa asimiluar mirë dhe mënyrë racionale nga aktorë të caktuar, shpresoj reflektim të të gjithëve.
Secili është reagimi i Ramës është përgjegjshmëri e tij. Në raport me të ardhmen Europiane, më duhet të përsëris që agjenda ime nuk është e opozitës “Rama ik”, por “Rama reflekto”
Nuk i takon atij që të jetë protagonist i një të diele ndarëve. Ju mendoni që unë nuk kam shpresë që ai nuk do të reflektojë? Kemi kohë, kemi shpresë…”, tha Meta.