Kryetari i Kuvendit Ilir Meta denoncon me emër autorëve të ngjarjes në Shëngjin ku një eksponent i LSI-së u plagos.
Në një intervistë telefonike për Ora News, nga qyteti i Lezhës, Meta thotë se do të qëndrojë në Lezhë sepse është eksperimenti kryesor i rilindjes për të shndërruar të gjithë Shqipërinë në një Lezhë siçiliane siç ka qenë këto katër vjet.
Më herët ai i bëri thirrje qytetarëve të Lezhës që të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe të “dërmonin” rilindjen.
Ai kërkoi që qyteti të njoftohej se në Lezhë kishte ardhur Ilir Meta së bashku me ekskortën dhe miqtë e tij.