• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta akuza qeverisë pas vizitës në familjen Avdia: Ministrat përgjegjës dhe kryetari i Bashkisë të shkarkoheshin ose dorëhiqeshin

by Java News
04/08/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në një vizitë për ngushëllim në familjen Avdia në Tiranë, e cila humbi vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit, pasi një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase e përplasi për vdekje.

Në një prononcim për gazetarët, ish-Presidenti bëri përgjegjës shtetin për papërgjegjshmëri, ndërsa theksoi se ajo është një vrasje e paralajmëruar.

Sipas Metës, ngjarja mund te ishte parandaluar, pasi ka nje legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij.

“Tepër tronditëse për cdo familje dhe cdo prind, aq më tepër për familjen Avdia, për babain që e përjetoi atë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për të gjithë, për gjyshin, i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm. Jam i impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje.

Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij.

Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë. Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria qenë sivijet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, theksoi ish-Presidenti Meta.

g.kosovari

Next Post
Arjan Tase po hetohet për lidhje me grupet e trafikut të drogës/ Gomonia që përplasi 7-vjeçaren dyshohet se përdorej edhe për…

Arjan Tase po hetohet për lidhje me grupet e trafikut të drogës/ Gomonia që përplasi 7-vjeçaren dyshohet se përdorej edhe për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In