• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Meta

by Lutfi Dervishi
21/10/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Ilir Meta mund të ishte sot duke dhënë mësim në fakultet por, ende pa mbaruar studimet në dhjetor të 90-tës, vendosi t’i futej rrugës se politikës për të kapur, si rralle kush brenda tri dekadash, majat e profesionit të dytë me të vjetër në botë, politikes, si minister, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President republike.
Sot, ai u arrestua rrembyeshem me akuzat për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion. Bashkëshortja e tij dhe bashkeudhetarja politike deri para pak muajsh, hetohet në gjendje të lirë.
Akuza do duhet të provoje në gjykatë se “çfarë ka marrë Meta”, ndërkohë historia do të vleresoje edhe çfarë ka dhënë ai në këto 30 vite.

I vetëbere në politikë, Meta u bë Kryeministri me i ri i tranzicionit, në moshen 29 vjeçare. I vleresuar si kryeministër i sukseseshem me 1999-2001, Meta synoi shumë shpejt gjithçka. Dha dorëheqjen pas perplasjeve me kryetarin e PS-së Nano dhe u nxitua të krijonte LSI- në, më 2004. Nëse do të kishte pervoje e durimit strategjik, një vit me pas ai mund të ishte kryetari i natyrshem i PS-së.
Me LSI-në, Meta arriti të thyej perkohesisht dypolin PS-PD.

Forca e krijuar prej tij bëri të mundur rotacionin me 2005 dhe 2013.

Aleanca me PS-në, më 2013 i dhuroi pushtet për herë të dytë LSI-se, pas 4 vjeçarit me PD-në. Aleanca me Ramen është dhe fillimi i fundit të LSI-se.

Kur partia e krijuar prej tij nuk mundi të luante rolin e “king maker”, mbeti vetë “king”.
Kater vjet kryetar Parlamenti dhe 5 vjet President i Republikes ishin dhe majat e pushtetit personal të Metes. Nga lartësia e kreut të shtetit ai perballoi dy “impeachment” nga shumica që e zgjidhim, por pa edhe rrudhjen e LSI-së që u mundua ta riperterirje, pas mandatit presidential (2017-2022) duke e riformatuar si Partia e Lirise.

“Pushteti lodh ata që nuk e kane”! Lere pastaj ata qe e kane! Kjo maksime u provua me Metën dhe partine e tij.

Akuzat per korrupsion, përballjet ne vite me prokurorët, paranoja që sjell, per cilindo qofte, pushteti i gjate, retorika e pa kontrolluar, i sollen kosto politike, familjare dhe, se fundmi, edhe ligjore.
Në gjykatë Meta do të ballafaqohet me një hetim pesë vjeçar të SPAK për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion.

Meta sot po perjeton një nga episodet më të errëta të karrierës së tij. Ashtu siç historia do të tregojë çfarë ai ka dhënë për politikën shqiptare dhe per vendin, drejtësia do të tregojë se çfarë ka marrë prej tyre. Tani, beteja e radhës e Metës eshtë me drejtësinë që mund të vendose epilogun e një karriere të mbushur me kontradikta. Në politikë ai ka vertetuar thënien se mund të vdesë disa herë!

Next Post
Nuk duhet të habitemi me turistët “që vijnë me bukë me vete”

“Rajoni qendror dhe zonat bregdetare shënuan rritjen më të madhe”, INSTAT: 50.6% më shumë vizitorë jorezident në Shqipëri në muajin gusht

Comments 2

  1. Fagot Tromponi says:
    1 year ago

    Luto Dervishi, me ç’lexova, të vjen shumë keq për arrestimin e Ilir Metaj, ish/ burri i Monikë Kryemadhit.
    Je bërësi shkruesi i biografisë së tijë, me thyerje të thellë në zemër arrestimi i tijë, që me ç’duket, diçka të kacënuar nga ky (arrestim) që me sa mendohet, është pagesa nën dorë që të bëhej nga klani Metaj.
    Kjo gjë, ka cënuar xhepin tënd, që me një pafytyrësi uriahipi, pikërisht sot, ngrihesh e flet në mbrojtie për këtë monstër të këtijë populli.
    Duhet të jeshë i pa turp dhe cipëplasur, që shkruan kaq ndyrësisht.

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    I nderuar Lutfi….
    Kur Monika Kokëmadhi, hoqi çizmen nga këmba në Parlament, dhe i gjuajti Edi Ramës, ju personalisht dhe rraca jote e profesionit, nuk folët fare – fare. Qepët gojën, sikur ju a kishin salduar.
    Pse ? ? ?…
    As Ilir Meta, aso kohe President, nuk foli dhe qepi llucën.
    Tashti, që Metën e arrestojnë publikisht dhe forcërisht, Ti personalisht dhe rraca jote e profesionit, e quani jo normale për një vend demokratik ! ! !….
    Pse ? ? ?….
    Mos jeni me dy standarte ju i pari Lutfi ? ? ?
    Pse ? ? ?
    I vetmi shpjegim është se ju personalisht, jeni i korruptuar nga Ilir Meta dhe rraca e tije politike e korruptuar.
    Lutem, ju sugjeroj një thënje të popullit tonë ( jo tëndit, mbasi ti je bullgar) “ HESHTJA ËSHTË FLORI” më e pakta që mund të bëni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In