• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesja që sfidon gjakmarrjen, Liljana Luani mes 50 më të mirave në botë

by Java News
20/12/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liljana Luani nga qyteti i Shkodrës njihet si mësuesja e nxënësve të ngujuar. Prej 15 vitesh, ajo shkon në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar për t’u mësuar atyre gjuhën shqipe. Fëmijët e gjakmarrjes, ajo i mëson vullnetarisht pasi përfundon procesin mësimor në shkollën “Pashko Vasa”. Mësuese Liljana është tashmë në garë për çmimin “Global Teacher Prize”, teksa është kualifikuar mes 50 mësuesve më të mirë në botë.

“Buzë lumit Kir gjeta një djalë të vogël që po luante më një karrocë druri në oborr. Ai fëmijë duhej të ishte në shkollën time dhe duhej të ishte në mësim, sepse ajo lagje është pjesë e juridiksionit të shkollës s dhe duhej ta njihja patjetër. Iu afrova dhe e pyeta se përse nuk vinte në shkollë? Çoi kokën lart dhe, teksa loti i rodhi nga sytë, më tha se ishte në gjak. I jam betuar atij fëmije se do ta ndhmoja atë dhe të gjithë fëmijët që kanë fatin e atij”, shprehet mësuese Liljana.

E pyetur sesi ndihet teksa në çdo shtëpi që shkon ka një histori vrasje, ajo shton:

“Nuk është se nuk lënë gjurmë tek unë. Sidomos dhimbjet e fëmijëve dhe nënave. Por njeriu duhet të jetë i fortë. Kjo është një luftë kundër së keqes dhe e keqja në këtë rast është gjakmarrja”.

Të lindësh i ngujuar! Ky është rasti i djalit të vogël nga Shkodra. Familja e tij, prej 17 vitesh është në gjakmarrje. Deri më tani, ndërmjet dy fiseve janë shënuar 3 viktima. Edhe pse vrasjet janë kryer pa ardhur në jetë Armiri, përsëri Kanuni i Lek Dukagjinit e bën atë fajtor, vetëm sepse është pjesë e njerës prej këtyre dy familjeve.

TCH: Kur ke dëgjuar për herë të parë për gjakmarrjen?
Armiri: Shumë vite më parë.

TCH: Çfarë mësove për gjakmarrjen?
Armiri: Që të mos dilja jashtë, sepse rrezikoja jetën.

TCH: Kush është dëshira jote më e madhe?
Armiri: Që të dal si të tjerët, të jem i lirë të iki në shkollë me shokët.

Nëna e Armirit ka 3 djem. Dy më të rriturit janë fshehur maleve, që të mos gjenden nga fisi kundërshtar. Sipas saj, drejtësia shqiptare është fajtore sepse ajo nuk dënon vrasësin e parë.

TCH: Si është rregulli i kanunit? Gjakësi mund të hyjë këtu?
E ëma e Armirit: Po mundet. Ai nuk pyet.

TCH: Familja juaj përse nuk ia la drejtësisë shqiptare që të vendoste?
E ëma e Armirit: Po nuk kishte drejtësi, sepse po të kishte drejtësi nuk do të ndodhnin këto gjëra. Drejtësia i ka fajet. Të dënohet ai që vret.

TCH: Çfarë ndodhi me atë që vrau pjesëtarin e familjes suaj, u dënua?
E ëma e Armirit: Ai nuk është dënuar.

Gjakmarrja është një plagë e vjetër e së shkuarës së shqiptarëve. Ajo është mbajtur nën frè me dhunë gjatë viteve të diktaturës, por u shfaq përsëri në demokraci, duke thyer edhe ato pak rregulla që Kanuni i Lek Dukagjinit kishte./a.meta

Next Post
Kotzias kërcënohet sërish nga telefonata anonime në shtëpi

Kotzias kërcënohet sërish nga telefonata anonime në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In