Në qytetin e Librazhdit, një mësuese e cila kishte 27 vite në punë është pushuar nga puna ditën e sotme.
Menjëherë me të mësuar lajmin, mësuesja është bërë shumë keq psikologjikisht e fizikisht dhe është dërguar menjëherë në spital. Abc News shkruan se Manushaqe Balliu punonte si mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Qukës.
Ajo pasi ka marrë vesh lajmin e shkarkimit, ka kërkuar shkresë për motivacion, por sipas saj nuk i është dhënë.
Në lidhje me shëndetin e saj thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj psikologjike nuk është e mirë./a.ç