• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mësuesja ishte aktive në takimet e grupit Shqipëria në Rrezik”, Rama ‘thumbon’ opozitën: Sistemi i rekrutimit bazohej në parti…

by A R
12/09/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet kongresi i arsimit me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit europian.’ I pranishëm në kongres, kryeministri Edi Rama tha se arsimi është arma më e fortë e përparimit të kombit. Gjithashtu theksoi se gjuha sot është e rrezikuar dhe ka kërcënim të madh si asnjëherë më parë. Gjithashtu Rama kërkon që gjuha amtare të mbrohet me provim njësoj si anglishtja.

Kryeministri Edi Rama një fjalën e tij ka thumbuar opozitën teksa sipas tij ka risjellë në vëmendje faktin se mësuesit dikur ishin skllevër të politikës.

‘Është e rëndësishme të kujtohemi nga e nisëm. Sot jemi dita me natën, po të mendojmë ku do shkojmë jemi nata me ditën. Më parë mësuesit ishin skllevër të politikës. Mund të ngryseshin në një vend pune dhe të gdhiheshin të hedhur në një tjetër vend pune. I gjithë sistemi i rekrutimit bazohej në parti, politikë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësia e tyre, përpjekja për ti trajtuar gjithnjë e më mirë, brenda mundësive tona, shoqëruar me një proces tërësisht të pavarur, siç është portal mësues për Shqipërinë, e ka ndryshuar situatën e mësuesve.

Më bëri përshtypje një kronikë që ishte përhapur në rrjetet sociale e një mësuese që ishte nënë me dy fëmijë, dhe me kontratë të përkohshme që ankohej për situatën në të cilën gjendej, nga pasiguria e kontratës së përkohshme, dhe një sërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë e politikës. Sepse kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi ‘Shqipëria në Rrezik’. Përtej faktit se kjo mësuese shprehte inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë i kishte bërë detyrat e veta duke konkurruar në portal dhe ja që sot kur rezultatet janë shpallur ajo është fituese për kontratë të përhershme.

Pavarësisht se për këtë voton, se sa shprehesh për qeverinë apo për opozitën. Për ata që e mbajnë mend se çfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk mund të imagjinohej besoj se është diçka me rëndësi të madhe për dinjitetin e mësuesve dhe për lirinë dhe garancinë e konkurencës. Dua t’i uroj suksese mësueses e  cila në kohë të lirë mund të vazhdojë të shkojë në fushtat e ‘Shqipërisë në Rrezik’. ‘- tha Rama.

/a.r

Next Post
Rama: Kemi diskutuar me Malin e Zi dhe Serbinë të fusim abetaren e unifikuar për popullatën shqiptare: Maqedonia parimisht dakord

Rama: Kemi diskutuar me Malin e Zi dhe Serbinë të fusim abetaren e unifikuar për popullatën shqiptare: Maqedonia parimisht dakord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In