Një mësuese e një gjimnazi në Virxhinia është arrestuar nga policia pasi u dërgonte foto tërësisht lakuriq studentëve të saj. Ajo kishte disa muaj që e bënte diçka të tillë, por gjithçka u zbulua kur njëri prej tyre i raportoi gjithçka drejtorit të shkollës ku ajo jepte mësim.
Tracy Miller e pranoi fajin dhe deklaroi se u kishte dërguar foto të nxehta të paktën pesë prej studentëve të saj adoleshentë. Policia po heton nëse mësuesja ka kryer marrëdhënie intime me studentët e saj. Ajo ishte mësuese fizkulture dhe është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimit të çështjes. /ma.me











