• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit, provim kualifikimi në të gjithë vendin më 7 maj

by Java News
23/03/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të kualifikimit në 7 maj 2016, shkruan Gazeta Shqiptare. Rezultatet pozitive të këtij provimi kushtëzojnë rritjen e pagës sipas vjetërsisë së punës, nga 5, në 10 dhe 20 për qind, për të gjithë arsimtarët që marrin pjesë në këtë testim. Shtesa e pagës që do përfitojnë mësuesit është mbi pagën bazë dhe jo mbi pagën bruto. Ndërsa, ata mësues që futen në këtë garë dhe dalin me një vlerësim negativ, nuk e humbasin vendin e punës, por vetëm nuk përfitojnë rritjen e pagës.

Programet e kualifikimit të mësuesve janë hartuar tashmë nga ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit (IZHA), të cilat gjenden të detajuara në faqen zyrtare të saj www.izha.edu.al. Në total janë 22 programe kualifikimi, kjo në bazë të profileve që kanë arsimtarët; po ashtu janë edhe 14 dokumente të tjera që mësuesit duhet të kenë njohuri, pasi do jenë pjesë e testimit, ku përfshihen, ligji i arsimit parauniversitar, udhëzimet e ndryshme për normën e punës dhe numrin e nxënësve, standardet e mësuesit si dhe Kodin e Etikës. Në provimin e kualifikimit pritet të hyjnë rreth 4 mijë arsimtarë, për të cilët është kusht që të kenë tre ditë trajnim në vit, të barasvlershme me një kredit.

Programet

Programi i kualifikimit të mësuesve të arsimit parashkollor bazohet në të gjitha programet mësimore të arsimit parashkollor, ndërsa programi i kualifikimit të mësuesve të arsimit fillor bazohet në të gjitha programet lëndore që mësuesi jep në arsimin fillor. Programet e kualifikimit të mësuesve në arsimin e mesëm të ulët, gjimnaz, në shkollat e specializuara, si dhe të mësuesve të kulturës së përgjithshme në arsimin profesional e arsimin e orientuar, bazohen në të gjitha programet e lëndëve dhe temat që mësuesit japin në këto shkolla. Ndërsa për shkollat artistike, programet e kualifikimit bazohen në lëndët, programet mësimore për degët e muzikës, artit pamor dhe baletit.

Programet e kualifikimit të mësuesve të arsimit profesional dhe të shkollave të specializuara, që japin lëndët e kulturës profesionale, përgatiten sipas programeve të përgjithshme të përgatitur nga IZHA. Mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe atij të mesëm të lartë, që japin më shumë se një lëndë, do t’i nënshtrohen procesit të kualifikimit për lëndën në të cilën zhvillojnë më shumë orë mësimore vjetore gjatë vitit të kualifikimit. Testi i provimit të kualifikimit përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë përmban pyetjet mbi dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe të tjera, që përcaktohen në udhëzimin vjetor përkatës.

Pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit të kualifikimit përkatës. Provimi i kualifikimit do të zhvillohet me shkrim, në një ditë për të gjithë mësuesit, në Tiranë, në periudhën mars-prill (ende nuk është përcaktuar nga MAS-i data zyrtare). Brenda muajit shkurt, kandidatët duhet të dorëzojnë në Drejtoritë Arsimore përkatëse portofolin profesional. Vlerësimi i tyre nis që nga portofoli profesional, ku arsimtarët që nuk do të marrin pikët minimale, 5 pikë, në këtë fazë nuk do të futen në testim. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me pesë shkallë: A, B, C, D, E, që u korrespondojnë përkatësisht vlerësimeve me fjalët ‘shkëlqyeshëm’, ‘shumë mirë’, ‘mirë’, ‘mjaftueshëm’ dhe ‘dobët’. Kush vlerësohet me “E”, nuk fiton kualifikimin.

Kualifikimi i mësuesve 2016, portofoli dhe literatura që duhet

PERMBAJTJA E PORTOFOLIT TE MESUESIT

  1. Portofoli profesional përmban këto dokumente:
  2. Curriculum Vitae (me fotografi)
  3. Vlerësimin e fundit të performancës që ka marrë kandidati nga drejtuesi i institucionit arsimor.
  4. Fotokopje të certifikatave me kredite.
  5. Fotokopje të noterizuar të dëshmive të titujve/gradave shkencore (nëse ka).
  6. Fotokopje të dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja (nëse ka).
  7. Portofoli profesional përbëhet nga këta elementë:
  8. Një plan të një aktiviteti me nxënësit e një klase të caktuar, në kuadër të shkollës si qendër komunitare.
  9. Një test përmbledhës, sipas profilit përkatës.
  10. Objektivat e arritjeve të nxënësve për një kapitull (në një lëndë dhe klasë të caktuar).
  11. Një planifikim të një mësimi model (ditar), duke u bazuar në mësimdhënien me në qendër nxënësin.
  12. Një plan të një projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij.

Vlerësimi i portofolit

Komisioni vlerëson me 1-3 pikë secilin element të portofolit profesional

Kandidati që nuk merr të paktën 5 pikë për portofolin, nuk futet në testin e kualifikimit

Kandidatët që kanë një gjuhë të huaj të mbrojtur fitojnë plus 7 pikë

Dhe, nëse kanë kualifikime master apo doktoraturë, fitojnë plus 8 pikë

Fusha: Dokumentet zyrtare

Ligji Nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Urdhri për miratimin e Dispozitave Normative për arsimin parauniversitar (DN), Nr. 343, datë 19.08.2013.

Udhëzim Nr. 25, dt. 17.08.2015, për vitin shkollor 2015-2016 në sistemin arsimor parauniversitar.

Korniza kurrikulare, 2014

Kurrikula bërthamë, klasa 6-9, 2014

Udhëzimi Nr. 44, datë 16.10.2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 21, datë 23.07.2010, “Për normat e punës mësimore – edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”.

Udhëzimi “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore”, 2016.

Udhëzim Nr. 5, datë 25.02.2013, “Për standardet e mësuesit”.

Udhëzimi Nr. 26, datë 15.08.2015, “Për Zhvillimin Profesional të Punonjësve Arsimorë”.

Udhëzimi “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve”, 2016.

Udhëzimi “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore”, 2016.

Udhëzimi Nr.34, dt.11.09.2015, “Për vlerësimin e nxënësve për kurrikulën me kompetenca, në arsimin bazë”.

Udhëzimi Nr.38, datë 06.10.2015, “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”.

Karta e performancës së shkollës.

Standardet e shkollës si qendër komunitare.

Fusha: Aspekte të etikës dhe komunikimit

Kodi i Etikës së Mësuesve në Arsimin Parauniversitar Publik dhe Privat, 2013

Literaturë dhe materiale burimore që trajtojnë çështje të etikës dhe të komunikimit.

BW

Next Post

Mario Gotze pranë rikthimit në Borusia Dortmund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In