Shkolla 9-vjeçare në Kavajë është mbyllur pasi të gjithë mësuesit kanë rezultuar me COVID. Në këtë mënyrë mësimi do të zhvillohet online.
Fillimisht pozitivë rezultuan 2 mësues, por pas testimit të stafit, të infektuar rezultuan edhe 4 mësuesit e tjerë të kësaj shkolle duke sjellë mbylljen e saj dhe vazhdimin e procesit mësimor online për 40 nxënësit e saj.
Mësuesit e infektuar janë karantiuar në banesa, prej dhe nga do vijojnë të japin mësim online për nxënësit e tyre.
Fëmijët do të mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre ndërsa godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.
g.kosovari
Wtf!!!! Shkolle me 40 nxenes?! QR!!!