Sulmet e militantëve të ISIS në Francë, kanë shkaktuar indinjatë të gjerë midis besimtarëve musliman në perëndim. Një video e shpërndarë nga një mësues musliman në internet po bën xhiron e botës.
Në videon e publikuar nga Daily Mail, mësuesi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ofendon terroristët e ISIS me fjalë të rënda. “Ju nuk keni të drejtë të vrisni njeri. Nëse nuk u pëlqen Perëndimi përse k**** vini këtu? Nëse nuk keni respekt për vendet tona mos shkelni këtu”, thotë mësuesi i rrituar.









