Lionel Messi ishte atleti më i paguar në botë gjatë vitit të kaluar, njoftoi Forbes.
Mesfushori i Barcelonës dhe Argjentinës, Messi hodhi nga froni boksierin Floyd Mayweather si sportisti më i paguar në botë, duke arritur një pasuri prej 127 milionë dollarë.
Gjithashtu Messi është para rivalit të tij Cristiano Ronaldo. Ylli portugez, mbante vendin e dytë me fitime prej 109 milionë dollarësh.
Sulmuesi i Brazilit dhe Paris Saint-Germain, Neymar përfundoi në vendin e tretë me pasuri 105 milionë dollarë.
Ndërsa vendin e katërt e zuri ylli i boksit Saul “Canelo” Alvarez me 94 milionë dollarë.
g.kosovari