• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Messi ka diçka që e vlerëson më shumë se futbollin! Flet edhe për rivalitetin me Ronaldon

by Java News
27/12/2018 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Messi e ka konsideruar rivalitetin mes tij dhe Cristiano Ronaldos “të shëndetshëm” dhe të mirë për tifozët. Argjentinasi dhe portugezi rivalizuan fort në La Liga, për pjesën më të mirë të dekadës së fundit, nga koha kur Ronaldo u bashkua me Real Madridin, në vitin 2009.

Messi dhe Ronaldo ishin forcat dominuese në Spanjë dhe në futbollin botëror gjatë pjesës më të madhe të kohës së tyre në La Liga, së bashku, duke krijuar një rivalitet natyral. Gjatë kohës së Ronaldos me “Los Blancos”, ai fitoi dy herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Messi ka fituar nëntë tituj të La Liga-s (gjashtë prej të cilëve janë fituar kur Ronaldo ishte në Madrid) dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve. Statistikat e CR7 në La Liga u mbyllën para sezonit aktual, pasi 33-vjeçari bëri një transferim të bujshëm te Juventusi.

Dhe Messi ka pohuar se koha e të dyve, bashkë me rivalitetin e madh, në udhëheqje të La Liga-s ishte diçka shumë pozitive për futbollin dhe për të gjithë tifozët. “Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”, – tha 31-vjeçari për “Marca”.

Sa iu takon vlerësimeve individuale, Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”, duke krijuar një duopol në çmimin prestigjioz, midis viteve 2008 dhe 2017.

Kjo “diktaturë” u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modriç, që e mori çmimin në fjalë. Dhe Messi, në mënyrë të diskutueshme, përfundoi i pesti në votim; pas Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Ronaldo dhe Modric. Ai ka deklaruar se e dinte që nuk do ta fitonte “Topin e Artë” kësaj here, kur pa garën për çmimin.

“Dëgjova kandidatët për “Topin e Artë” dhe e dija që nuk isha në garë”, – shtoi Messi. Pavarësisht nga suksesi i Messit në futboll, ai ka këmbëngulur se ka ende prioritete më të larta në jetë: “Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”.

a.cupaj

Next Post
Zbardhet krimi në Laprakë, policia në kërkim të autorit 19-vjeçar

VIDEO/ Atentati në Laprakë, ky është 'Benz'-i ku u qëlluan dy të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In