Ylli argjentinas Lionel Messi, i mbledhur këto ditë me kombëtaren e vendit të tij, ka rezervuar vlerësime të larta për lojtarin e ri të Juventusit Paolo Dybala. “Më besoni mua, Paolo është një lojtar shumë cilësor. Do ta dëgjoni emrin e tij në të ardhmen”, tha Messi.
Dybala ka deklaruar shpesh në media se e mban posterin e Messit në dhomën e tij, sepse e konsideron si idhullin e tij më të madh.










