Luka Modric nuk ka asnjë dyshim se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por ka thënë se njerëzit nuk duhet të bëjnë shumë krahasime, ata duhet vetëm të shijojnë magjinë e Messit e Ronaldos
Të gjithë duhet të jenë të lumtur që po jetojnë në epokën e Leo Messit e Cristiano Ronaldos.
“Për mendimin tim, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, megjithëse nuk duhet të bëjmë krahasime. Ne duhet të kënaqemi duke i shikuar ata”, tha Modric.
“Fakti që Ronaldo është rikthyer nga dëmtimi do të thotë shumë për ne. Ai është lojtar i mrekullueshëm – prezenca e tij dhe lidershipi në fushë na ndihmon shumë. Jam i sigurt se do ta arrijë shpejt formën më të mirë. Ndaj Osasunës luajti mirë dhe shënoi”, shtoi Modric.
Express/d.i.