TikTokeri i famshëm Kozak Braçi, është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit, pasi u kap në një video duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ku ai ndodhej si pasagjer.
Videoja, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ngriti reagime të shumta dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë. Pas verifikimeve, u konstatua se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë.
Në video, ai dëgjohet teksa thotë “In Albania, no problem”, duke dhënë kështu një shembull të turpshëm për flakjen e mbeturinave.
Pas identifikimit, Braçi, u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.











