• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëson se është e birësuar, babai nuk i tregon nënën biologjike

by A R
27/10/2019 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodhin situata në jetë kur një ditë krej papritur fëmija mëson se prindërit që e kanë rritur nuk janë prindërit biologjike. Atëhere lindin pikëpyetje kush është nëna, kush është babai, çfarë do të thonë prindërit që e kanë rritur.

Historia e dytë në “Ka një mesazh për ty”, ka për protagoniste Xhulian, e cila që në moshë të vogël ka zbuluar se prindërit e saj nuk ishin ata biologjikë. Babai nuk pranonte t’i tregonte të vërtetën. Ajo jeton prej vitesh në Itali me bashkëshortin e saj, por ende nuk ka rreshtur së kërkuari nënën biologjike.

Xhulia: Unë kam jetuar në qytetin e Lushnjes, jam rritur nga një familje që përbëhej nga 3 pjestarë. Deri në një farë moshe, e dija se prindërit që jetoja ishin prindërit e mi, deri një ditë kur isha në tetë vjeçare, pas një zënke si fëmijë në shkollë, dikush më thotë nga shokët e klasës që prindërit e mi nuk janë prindërit e mi biologjikë. Edhe për momentin nuk e mora diçka serioze, për arsye se nxënës, moshë e vogël dhe e tha për të më lënduar. Më vonë, kur vete në shtëpi, i them mamit kshu kshu më thanë, ajo as ma pohoi as ma mohoi. E lamë në heshtje si diçka kalimtare, gjë fëmijësh. Kur kam qenë në gjimnaz, kërkoja një dokument në shtëpi edhe gjej një letër të vjetër, e verdhë, dukej si diçka jo e tanishme, e vogël e palosur, e hap më bën kurioze. Atë letër e kisha parë edhe më përpara dhe nëna ime kur më pa që e prek ma heq më përpara nga duart.

Ardit Gjebrea: Herën e parë?

Xhulia: Po!

Ardit Gjebrea: Pra herën e parë kur e more këtë letër ta hoqi nga duart.

Xhulia: Po edhe u bëra kurioze çfarë ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe këtë letër ti e rigjete në gjimnaz?

Xhulia: Po! Mes dosjeve në shtëpi. E hap dhe shoh që ishte një çertifikatë lindje e imja. Ku ishte emri im, por jo atësia dhe amësia që unë dija se ishin prindërit e mi. Ishin dy emra të tjerë dhe një mbiemër tjetër. Çdo tjetër e dhënë pastaj emri, datëlindja, vendlindja, ishin të miat. Për një moment u shtanga dhe kuptova çdo gjë që kisha dëgjuar. Më erdhën shumë gjëra në mendje…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Xhulia: 17 vjeç mund të kem qenë.

Ardit Gjebrea: Qartë!

Xhulia: Nuk doja ta besoja. Ishte diçka e papranueshme për mua sepse nuk kisha pasur një fëmijëri që të thuash më kanë trajtuar keq, apo diçka të tillë..

Ardit Gjebrea: Ishin nëna dhe babai, ashtu siç ishin për të gjithë fëmijët e tjerë.

Xhulia: Po! Ashtu siç unë i shoh dhe sot. Për momentin e marr çertifikatën, nuk flas me prindërit, rri në heshtje. Nuk dija çfarë t’ju thoja, se as unë nuk e besoja që ajo ishte e vërtetë. Shkoj tek nëna nga ana e mamit. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe gjatë një bisede e pyes: Kush është Majlinda? Majlinda ishte emri i nënës sime që unë lexova në çertefikatë.

Ardit Gjebrea: Si reagoi nëna?

Xhulia: Për momentin nuk i erdhi ndërmend se dhe pleqëri. Më thotë kush Majlindë? I them me mbiemër Isufi. Isufi është mbiemri im më përpara, ai që ishte në çertifikatë. Ajo shtanget dhe më thotë, kur e more vesh? Ia tregoj si ishin gjërat dhe ajo më tregon diçka nga historia ime. Aq sa dinte ajo se nuk ishte në dijeni të shumë gjërave. Namiku thotë, babai im, nuk do ta marrësh vesh se ka hall se unë largohem, gjej nënën time dhe largohem prej tyre. Pas një jave vjen dhe nëna tek shtëpia dhe unë i them babit: çfarë është kjo? I tregoj certifikatën, ai e lexon. E dinte çfarë ishte, por ma lë në tavolinë dhe më thotë: Nuk e di çfarë është.

Ardit Gjebrea: Prapë nuk të tregoi babai?

Xhulia: Jo! Për mua ishte zhgënjim shumë i madh, lëndim kur e gjej atë certifikatë. Ishte sikur unë kisha jetuar një jetë të gënjeshtërt deri në ato momente.

Ardit Gjebrea: Ajo që mendoja në këtë momente është se, raste të tilla ndodhin në shumë familje shqiptare, padiskutim. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe. Maturimi me kohën duhet të gjendet një mënyrë elegante dhe pa e vrarë fëmijën për t’i treguar të vërtetën. Ti në çfarë moshe do doje ta dije këtë gjë?

Xhulia: Nuk e di. Nuk e kam menduar ndonjëherë në çfarë moshe, po do doja ta dija që në momentin kur isha në tetë vjeçare dhe ma thanë njerëzit, sepse ai rast në klasë nuk ishte hera e parë që unë e dëgjova, ka pasur dhe raste të tjera.

Ardit Gjebrea: Po Xhulia.

Xhulia: Në 2007, nëna ishte shtatzënë dhe e dështoi fëmijën për arsye shëndetësore. Unë e dija çfarë do të thotë për ata ajo humbje dhe çfarë do të thosha unë për ata.

Ardit Gjebrea: Ti nuk e mendoje këtë gjë?

Xhulia: Jo absolutisht!

Ardit Gjebrea: Ti doje të vërtetën?

Xhulia: Doja të vërtetën dhe e dua akoma..

Ardit Gjebrea: Me kë fole ti më pas?

Xhulia: Të gjithë njerëzit tanë na e kanë pohuar këtë gjë, po ashtu dhe mamaja ime.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur mamaja ta pohoi?

Xhulia: Atë ditë, kur babi u largua më tha që unë nuk kam çfarë të bëj se ai nuk do ta tregojmë.

Ardit Gjebrea: Ti e fole më pas me babain tënd këtë gjë?

Xhulia: Jo, sepse unë e di si është ai, kryesore është që nuk doja ta lëndoja dhe tjetra sepse e dija që do vazhdonte të ma refuzonte. Ai thoshte, kush i tregonte Xhulias së vërtetën, në shtëpinë time nuk ka për të shkelur.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ti u thoje prindërve që jam duke kërkuar nënën?

Xhulia: Jo, as kur isha në Tiranë. Kur u celebrova me bashkëshortin duheshin dokumente të birësimit, një vërtetim nga gjykata që e kishte im atë, por që unë nuk e dija që e kishte. Im shoq ia kërkon, po ai nuk ja jep.

Ardit Gjebrea: Po Pse?

Xhulia: Edhe certifikatën që ne kemi shkuar kemi bërë noterizim tek noteri, dokumentat që kishin të bënin me atë vërtetim që ai kishte. Ai vjen me ne, por vërtetimin e mban ai gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kohës ka pasur frikë babi yt?

Xhulia: Dhe vazhdon ta ketë.

Ardit Gjebrea: E di ai që sot je ti këtu?

Xhulia: Jo nuk e di. Unë kam ardhur dje nga Italia, por ata nuk e dinë. Pas emisionit do shkoj tek ata të flas dhe t’ju tregoj gjithçka.

Ardit Gjebrea: Cila është historia që ti di për nënën tënde?

Xhulia: Nga njerëzit kam dëgjuar shumë alternativa, kam dëgjuar fjalët më të këqija. Më kanë thënë që të ka braktisur në kosh. Ndërsa gjyshja ime më ka thënë që nëna ime ka qenë vajzë e re, që më ka lindur dhe është larguar nga materniteti. Nga fjalët e njerëzve thoja që nuk më ka dashur, deri diku edhe e kam urryer, e kam paragjykuar.

Next Post
Njihuni me katër shqiptarët, pjesë e marinës amerikane

Njihuni me katër shqiptarët, pjesë e marinës amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In