• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëso ta fitosh votën Lulzim

by Artur Ajazi
05/02/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajaziu

Ndoshta Berisha, Nano dhe veçanarisht Rama, ishin dhe do të mbeten të vetmit politikanë të postkomunizmit dhe periudhës së tranzicionit demokratik, që nuk kishin nevojë të jepnin shumë “leksione” por praktika e tyre në terren, bëri që ata të marrin vota. Ashtu siç mori Berisha në 22 Mars 1992, mori edhe Nano në Qershor 1997, por duke mos harruar Edi Ramën, që 5 fishoi votat e marra në 2013. Pjesëza nga këto histori të vogla fitoresh, duhej të ishin bërë mësimi më i mirë për lulzim Bashën, “të riun” (siç e quan Blend Këlliçi) që po guxon të garojë për tu bërë pas 25 Prillit “kryeministri vendit”. Por të arrish deri atje, të kapësh majat e pushtetit, të cilat Lulzimi i ka me shumë mall ti ketë një ditë, duhet të mësosh si kapet vota, si merret vota, si binden njerësit për të votuar partinë tënde. Votat nuk merren nga selia e partisë, as duke mbledhur ca mjekë, mësues, dhe të rinj forumi, që të thonë ty se “je kryeministri më i mirë i vendit”.

Duhet të mësosh si kapet dhe fitohet vota, dhe jo me mashtrime Lulzim, jo me premtime sepse shqiptarët kanë 30 vjet që dëgjojnë dëngla nga Sali Berisha apo dhe ti, kanë 30 vjet që vuajnë pasojat e fushatave denigruese që ju dhe partia juaj keni bërë me të vetmin synim, marrjen e pushtetit. Duhet të prekësh hallet dhe problemet e njersve zoti Basha, jo me profka të dala boje, me “rritje rrogash dhe pensionesh” jo me “falje të taksave dhe gjobave”, sepse kjo taktikë është e Berishës. Jo me “tableta dhe kompjutera falas”, apo me “libra dhe ndihma financiare për familjet në nevojë”. Gjithë kjo histori premtimesh që ti Lulzim, po u servir rëndom shqiptarëve çdo ditë para kamerave, nuk është gjë tjetër, veç një kopje e keqe e atyre që dikur thoshte Sali Berisha. Mëso si kapet dhe merret vota, dhe ajo merret kur ti si kryetar opozite ke qenë dhe mbetesh “OK” me misionin tënd, kur ti dhe partia tënde keni ecur në gjurmët e zbatimit të ligjit, dhe ke respektuar kodin e sjelljes me institucionet. Por e vërteta qëndron ndryshe. Kjo pasi opozita që ti bëre deri sot, ishte llogore lufte pa asnjë shkak ndaj qeverisë, ndaj institucioneve, ndaj investimeve publike, ndaj përballjes me krizat e tërmetit dhe pandemisë.

Asnjë ndihmë morale dhe materiale nuk ke dhënë ti dhe opozita ndaj krizave që kanë prekur jetën, shëndetin dhe xhepat e shqiptarëve. Asnjë fjalë dhe kurajo nuk ka dalë nga ju dhe shqupistët deri sot (që presin me ankth emrin në listë) për të mbajtur gjallë moralin e atyre që mbetën pa shtëpi e katandi, apo dhe atyre që u prekën nga coronavirusi. Përkundrazi, ju i demotivonit, demoralizonit, dhe u ngjallnit panik , edhe kur qeveria dhe Edi Rama nisën rindërtimin dhe kantieret e ndërtimit, edhe kur në Rinas mbërritën vaksinat e para, apo edhe tani kur morën lajmin e mirë se vaksinat do të mbërrijnë shumë shpejt. Ju nuk e doni buzëqeshjen e shqiptarëve, ju doni pushtetin, ju nuk e doni mposhtjen e krizave pasi ju doni kaosin dhe përmbysjen e qeverisë, duke harruar se votat nuk merren me pahir, por me bindje. Ju nuk ngjallni më besim dhe shpresë, sepse ju i keni mashtruar dhe vazhdoni ti mashtroni shqiptarët, duke mos harruar se nuk keni mësuar akoma si fitohet vota. Për ju zoti Basha, vota e shqiptarëve është pazar premtimesh, pazar aleancash dhe koalicionesh, apo dhe pazar pushteti në tavolinë. Të paktën të kishe mësuar “A, B, C” e fushatave nga shefi yt, jo më shumë ……….

Next Post
Lufta bëhet në gjunjë

Fatos Nano foli si Julius Fucik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In